Autorizimet dhe detyrat e Këshillit të Bankës Popullore

Neni 47

(1)      Këshilli i Bankës Popullore i ka autorizimet dhe detyrat në vijim:
1)       i përkufizon dhe i miraton politikat monetare dhe politiken e kursit devizor të Bankës Popullore;
2)       e përkufizon regjimin e kursit devizor në pajtim me nenin 23 të këtij ligji;
3)       i formulon dhe miraton politikat e Bankës Popullore lidhur me kryerjen e detyrave të saj dhe miraton rregulla interne për zbatimin e tyre;
4)       e miraton Planin e kontos për bankat në pajtim me ligjin;
 5)      e shqyrton zbatimin e politikave dhe kryerjen e detyrave të Bankës Popullore;
6)       i miraton rregullat nënligjore në kompetence të Bankës Popullore;
7)       e miraton Statutin e Bankës Popullore;
8)       e miraton Kodeksin etik për anëtaret e Këshillit të Bankës Popullore dhe për të punësuarit;
9)       i përcakton politikat e përgjithshme dhe rregullat interne lidhur me punën e Bankës Popullore;
10)     i përcakton rregullat interne për zbatimin e dispozitave lidhur me ekzistimin e konfliktit të interesave;
11)     e përcakton organizimin e Bankës Popullore, duke përfshirë hapjen dhe lokacionin e filialeve, përfaqësive dhe pjesëve tjera organizative;
12)     e emëron kryerevizorin e brendshëm me propozim të guvernatorit të Bankës Popullore;
13)     i përcakton kushtet për të punësuarit, duke i përfshire rrogat dhe kompensimet e rrogave, me propozim të guvernatorit, në pajtim me ligj dhe marrëveshje kolektive;
14)     e miraton planin financiar vjetor të Bankës Popullore;
15)     i përcakton politikat e kontabilitetit të Bankës Popullore dhe i miraton raportet nga neni 62 i ketij ligji dhe raportet financiare të Bankës Popullore;
16)     e zgjedh shoqërinë për revizion të Bankës Popullore;
17)     vendos për ngarkimin me borxh të Bankës Popullore dhe i përcakton kushtet e ngarkimit me borxh;
18)     i përcakton llojet e mjeteve nga neni 24 paragrafi (2) i këtij ligji të cilat i përbejnë rezervat devizore të Republikës së Maqedonisë;
19)     i percakton llojet e mjeteve në të cilat Banka Popullore mund t'i investoje mjetet financiare;
20)     i përcakton denominimet dhe dizajnin e kartëmonedhave dhe monedhave, si dhe emetimin e tyre;
21)     formon një ose më tepër trupa punues dhe i definon detyrat dhe aktivitetet e tyre;
22)     i vlerëson rreziqet dhe miraton plane për raste të paparashikueshme për punën rrjedhëse dhe sigurinë e Bankës Popullore;
23)     e miraton rregulloren për pune të Këshillit të Bankës Popullore dhe
24)     kryen pune të tjera të përcaktuara me ketë ligj.

(2)      Gjate kryerjes së autorizimeve dhe detyrave anëtaret e Këshillit të Bankës Popullore veprojnë veçanërisht në interes të qëllimeve dhe detyrave të Bankës Popullore.