Biblioteka

Biblioteka e Bankës Popullore është e specializuar dhe fondi i saj vazhdimisht pasurohet me botime më të reja dhe plot referenca të botuara nga botues të huaj/ndërkombëtarë më të shquar dhe botues të vendit, autorët e të cilave janë emrat më të shquar në fushën e shkencës së ekonomisë.
Momentalisht, fondin e bibliotekës e përbëjnë mbi 5000 botime monografike edhe atë:
- nga fusha e: veprimtarisë së bankave qendrore, makroekonomi dhe mikroekonomi, politikë monetare dhe fiskale, sistemet dhe veprimtaria bankare, financat, ekonometria, mbikëqyrja bankare dhe rregullativa, kontabiliteti dhe revizioni, menaxhmenti, marketingu, sipërmarrësi etj.;
- vepra të përgjithshme informative (enciklopedi, leksikone, fjalorë, bibliografi, udhëzues etj.)
- literaturë dhe udhëzues tjerë profesional (numizmatikë, drejtësi, teknologji informative, menaxhim me burimet njerëzore, prokurime publike, sigurim fizik dhe teknik etj.)
Në fondin e bibliotekës gjithashtu numërohen edhe mbi 500 botime serike nga fusha e veprimtarisë së bankave qendrore dhe ekonomisë në përgjithësi.
Biblioteka e Bankës Popullore është biblioteka e vetme në vend, fondi i së cilës vazhdimisht, rregullisht pasurohet me botimet më të reja të bankave qendrore të vendeve tjera dhe publike të institucioneve dhe organizatave siç janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtarë, Banka Qendrore Evropiane dhe Banka Ndërkombëtare për Rregullime etj.
Fondi i bibliotekës vazhdimisht pasurohet edhe me botime elektronike.
Në bibliotekë, përdoruesit kanë mundësi për qasje në më shumë data baza elektronike, të cilat janë referente për hulumtime në fushën e veprimtarisë së bankave qendrore dhe ekonomisë në përgjithësi.