biblioteka 1

Shërbimet e bibliotekës mund të përdoren nga të punësuarit në Bankën Popullore (përdorues të brendshëm) dhe përdoruesit e jashtëm, pa kompensim.

Përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm mund ti përdorin shërbimet vijuese:

-      përdorimi i botimeve të shtypura dhe elektronike;

-      përdorimi i data bazave elektronike të të dhënave;

-      përdorimi i leximores së Bibliotekës së Bankës Popullore.

Përdoruesit e brendshëm mund ta përdorin edhe shërbimin e huamarrjes ndër-bibliotekare të materialit të bibliotekave.

Përdoruesit e jashtëm mund ti ushtrojnë të drejtat e tyre ekskluzivisht në hapësirat e bibliotekës.

Bibliotekistë kanë të drejtë të ndalojnë dhënien e ndonjë botimi të caktuar nëse bëhet fjalë për ndonjë botim është material i rrallë i bibliotekës ose është i rëndësisë së madhe për fondin e bibliotekës.

Përdoruesit e shërbimeve të bibliotekës në Bibliotekën e Bankës Popullore janë të detyruar që ndaj botimeve të shtypura të sillen me përgjegjësi dhe të mos i dëmtojnë ose humbin ato.