Në bazë të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit për Bankat, Banka Popullore është agjencioni i vetëm mbikëqyrës kompetent për licencim të bankave dhe kursimoreve në vendin tonë, si dhe për kryerjen e mbikëqyrjes së punës së tyre.

Qëllimi kryesor i Bankës Popullore gjatë kryerjes së funksionit mbikëqyrës është ruajtja e një sistemi të sigurt dhe stabil dhe mbrojtja e interesave të depozituesve dhe kredimarrësve tjerë të cilët kanë investuar mjetet e tyre në banka. Në kryerjen e funksionit të saj mbikëqyrës, Banka Popullore aplikon një sërë standardesh të mbikëqyrjes të cilët bazohen në standardet dhe praktikave ndërkombëtare të vendosura nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare.