Fondi i përgjithshëm i Arkivit të Bankës Popullore është material i digjitalizuar arkivor me domethënie historike për veprimtarinë e bankave qendrore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut: dokumente të krijuara gjatë punës së Bankës Popullore dhe institucionet tjera të bankave qendrore të cilat në të kaluarën kanë vepruar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke filluar nga 2013, Arkivi i Bankës Popullore mbledh, përpunon, mban dhe promovon material arkivor i rëndësishëm për historinë e veprimtarisë së bankave qendrore, për gjendjet financiare, për zhvillimin e veprimtarisë bankare dhe ekonomisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Materiali arkivor është i digjitalizuar dhe mbahet dhe përdoret përmes aplikacionet softuerik. Dokumentet mund të kërkohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të shfrytëzohen mjete informative si lista përshkruese, evidenca përmbajtsore dhe katalogë. 

Arkivi i Bankës Popullore, vazhdimisht kryen hulumtime dhe bashkëpunon me persona fizik dhe juridik, mbajtës të materialit arkivor me qëllim të pasurimit të fondit, mbrojtjes, ruajtjes dhe përdorimit të materialit arkivor.