JETËSHKRIMI

Ana Mitreska

Viceguvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut









Data dhe vendi i lindjes: 

14.04.1977, Shkup

Arsimimi:

Viti 2002-2006, studime pasuniversitare për ekonomi monetare në Fakultetin Ekonomik në Shkup, tema: “Strategjia monetare optimale për ekonomi të vogla dhe të hapura”. Përfundim i studimeve pasuniversitare me notë mesatare 9,89.

Viti 1995-1999, studime deridiplomike në Fakultetin Ekonomik në Shkup, drejtimi Ekonomi, Njësia për financave dhe veprimtari bankare, Ekonomist i diplomuar. Përfundim i studimeve deridiplomike me notë mesatare 9,82.


Njohje e gjuhëve:

Gjuhë angleze (shkëlqyeshëm), gjuhë gjermane (njohuri bazë)


Njohje e softuerëve kompjuterik:

MS Office, EViews, Statа


Përvojë pune:

Nga janari i vitit 2011 deri tani, Drejtor në Drejtorinë për politikë monetare dhe hulumtime në Bankën Popullore. Koordinon, organizon dhe avancon punën e Drejtorisë në fushën e raporteve të rregullta dhe hulumtimet tjera analitike. Vendos koncepte të reja dhe definon drejtime gjatë zbatimit të aktiviteteve të rregullta. Jep mendime për projeksionet afatmesme të Bankës Popullore dhe konsistencën e tyre me rezultatet e parashikimit afatshkurtër. Merr pjesë në mënyrë aktive në formulimin e sugjerimeve për ndryshim të politikës monetare, si dhe në diskutimet lidhur me këtë çështje përmes anëtarësisë në Komitetin për Politikë Operative Monetare. Merr pjesë dhe koordinon punën e aktiviteteve projektuese të Drejtorisë, duke pasur në portofolin e saj më shumë aktivitete nga fusha e politikës monetare dhe fiskale, ekonomia ndërkombëtare, veprimtaria bankare dhe financat korporative. Këto aktivitete, në masë të madhe janë të publikuara në formë të punimeve të shumta shkencore dhe profesionale.  Në kuadër të angazhimit të saj të punës, në mënyrë të drejtpërdrejtë merr pjesë në diskutime me institucione financiare ndërkombëtare dhe agjensioneve për rejting. Si pjesë e Drejtorisë për politikë monetare dhe hulumtime, në më shumë raste ajo është e angazhuar si ligjërues-mysafir në institucionet e arsimit të lartë në vend për studime deridiplomike dhe pasuniversitare. 

maj 2004 - dhjetor 2010, zëvendës drejtor në Drejtorin për politikë monetare dhe hulumtime në Bankën Popullore.

janar 2004 - maj 2004, udhëheqës i Njësisë për hulumtime, më vonë në Njësinë për zhvillime monetare në Drejtorinë për politikë monetare dhe hulumtime.

mars 2000 - janar 2004, statisticient më i ri, statisticient, hulumtues dhe hulumtues i lartë në Drejtorinë për politikë monetare dhe hulumtime.

Nga muaji nëntor i vitit 1999 deri në mars të viti 200, auditor më i ri në Qendrën Maqedonase për Auditim, Shkup

Pjesëmarrja në seminare dhe konferenca

Gjatë angazhimit të punës në Bankën Popullore ekspertizën e saj e përmirëson përmes pjesëmarrjes në një numër të madh të seminareve ndërkombëtare të organizuara nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat qendrore, trajnime për aftësi të buta, si dhe konferencat në të cilat ka qenë pjesëmarrëse aktive. Nëpërmjet këtyre trajnimeve fiton shkathtësi praktike dhe njohuri, të nevojshme për realizim kualitativ të detyrave lidhur me formulimin e politikës monetare dhe aktivitetit hulumtues në Bankën Popullore. Nëpërmjet trajnimeve për aftësi të buta i përforcon aftësitë për komunikim aktiv dhe të sigurt në punë, si një parakusht i domosdoshëm për krijimin e një ambienti pozitiv për punë.

  1. "Money and Banking Statistics", IMF Seminar in Vienna, 26.06.2000-16.07.2000;
  2. "Discover of a Financial Center:, FTTA Seminar in Luxembourg, 15.10.2001-23.10.2001;
  3. "Financial Markets and Stock Exchange in Germany, Deutsche Bundesbank Seminar in Frankfurt, 09.12.2001-14.12.2001;
  4. "Monetary Policy and Operations", Bank of England Seminar in London, 18.02.2002-26.02.2002;
  5. "Financial Programming and Policies", IMF Seminar in Washington, 23.09.2002-15.11.2002;
  6. "Operational Monetary Policy", Dutch Central bank Seminar in Amsterdam, 09.04.2003-12.04.2003;
  7. "Promoting Monetary Stability", BIS Seminar in Vienna, 15.12.2003-19.12.2003;
  8. "Forecasting Models for Macroeconomic Policy", World Learning and USAID Seminar in den Haag, 15.09.2003 -20.09.2003;
  9. "Monetary Theory and Monetary Policy", Central bank of Switzerland Seminar in Gerzensee, 16.03.2004-01.04.2004;
  10. "Issues in Exchange Rate Policies", IMF Seminar in Vienna, 07.08-11.08.2006;
  11. "Applied Economic Research in Central Banks", Deutsche Bundesbank Seminar in Frankfurt, 13.11-17.11.2006;
  12. Oesterreichische Nationalbank (OeNB) Seminar on “Real Convergence and Monetary Policy Issues for Countries on their Way to the EU” January 22 - 26, 2007;
  13. EViews, Follow Up, Seminar held in NBRM, TA from IMF (July, 2007).
  14. " Economic Conference on central, eastern and south-eastern Europe", ECB, October, 2007;     Presentation given, tackling the issue of: "Real Convergence and Monetary Policy: Macedonian Case"
  15. "Macroeconomic Diagnostics", IMF, April 2008
  16. "Inflation Targeting", CNB, May, 2009
  17. Macroeconomic Modelling and Forecasting, Bank of Italy, July, 2010
  18. "Policy options and Adjustments for small and open economies, in times of crisis",  BNB, November 2010
  19. 3rd Bank of Greece Workshop on Economies of Eastern European & Mediterranean Countries
  20. "Modern Monetary Economics", IMF, June 2011
  21. “South – Eastern Europe Workshop” – Central bank of Greece
  22. Monetary Transmission Mechanism in Transition Countries" – Central bank of Switzerland, May 2013
  23. “Banking Supervision for Non-supervisors”, IMF, March 2014
  24. Monetary Policy in Developing Economies –Workshop, central bank of Turkey, May 2014
  25. “Unconventional Monetary Policy - Professional Courses” – Barcelona School of Economics, May 2015
  26. “Macroprudential Polices “ IMF, June 2016
  27. The transmission mechanism of new and traditional instruments of monetary and macroprudential instruments, central bank of Belgium, October 2016
  28. “14th Annual NBP-SNB Joint Seminar on monetary policy spillovers”,Central bank of Switzerland, May 2017
  29. “Central Bankers Certificate Program”, Central bank of Netherlands and Central bank of Armenia, May 2017