RIAKTUALIZIMI I INFLACIONIT DHE REALITETET E REJA GJEOPOLITIKE NË DREJTIM TË RIDIZAJNIMIT TË POLITIKËS MAKROEKONOMIKE

Kemi nderin të paraqesim Konferencën e 9-të vjetore hulumtuese, të cilën e organizon Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Komitetin për restaurim të Breton Vudsit. Konferenca do të mbahet në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 29 shtator 2023, ndërsa tema e diskutimeve të këtij viti është: “Riaktualizimi i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike në drejtim të ridizajnimit të politikës makroekonomike”.

E vazhdojmë traditën e Konferencës Vjetore Hulumtuese të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes diskutimeve të temave aktuale nga politikëbërësit dhe studiuesit për të kontribuar në krijimin e ideve dhe politikave të reja për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik. Këtë vit do prezantojmë mysafirë shumë të rëndësishëm dhe frymëzues, siç janë guvernatorët e bankave qendrore nga rajoni i EQLJL-së, por edhe nga vendet të tjera europiane, përfaqësues të institucioneve europiane, institucione financiare ndërkombëtare dhe përfaqësues të shquar akademik.