Konferenca e 11-të e Pagesave dhe Infrastrukturës së Tregut

11. KONFERNECË PËR PAGESAT DHE INFRASTRUKTURËN E TREGUT:
KOHA ËSHTË PËR DIGJITALIZIM
6-8 qershor 2018, hotel “Ineks Gorica”,
Ohër, Republika e Maqedonisë
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Bankën e Holandës, tashmë 11 vite me radhë, tradicionalisht është nikoqire e 11. Konferencë për pagesat dhe infrastrukturën e tregut: Koha është për digjitalizim, e cila do të mbahet në Ohër, Republika e Maqedonisë, nga data 6 deri 8 qershor 2018. Konferenca, e cila për shumë vite ka karakter ndërkombëtarë, do të përqendrohet në procesin aktual global të tranzicionit në punë dhe pagesa digjitale. Teknologjitë e reja digjitale për pagesa, të zhvilluara nga sektori FinTech, dhe të miratuara nga ana e bankave, ofruan një gamë të gjerë produktesh paguese për konsumatorët dhe tregtarët. Zhvillimi i inovacioneve, siç janë: pagesat e menjëhershme, shërbimet për inicimin e pagesave, pagesat nga personi në person përmes celularit dhe pagesat pa kontakt e plotësuan procesin e digjitalizimit me zgjidhje inovative. Proceset e inovacioneve në pagesa dhe digjitalizim kishin ndikimin e llojit të tyre edhe mbi transformimin e infrastrukturës për pagesat dhe tregun e shërbimeve pagesore. Domethënë, këto ngjarje ngritën çështje të ndryshme lidhur me kërkesën për çiltërsinë e bankave, sigurinë e klientëve, transparencën dhe besimin në tregun e shërbimeve pagesore, si dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Prandaj, për ato nevojitet përshtatje e shpejtë dhe gjithëpërfshirëse të kornizës ligjore në fushën pagesore. Konferenca do të paraqesë platformë për diskutim aktiv për të gjithë këto procese në tregun e pagesave përmes lidhshmërisë së eksperiencës së bankave, institucioneve pagesore, institucioneve për para elektronike, sektorit FinTech, sistemet e pagesave, bankave qendrore dhe institucioneve tjera relevante.
Programi
