Shkup, 30 qershor 2026
“Gjatë matjes së njohurive për edukim financiar vlerësohet edhe aftësia për menaxhimin efikas të financave personale, që, ndër të tjera, nënkupton njohuri dhe aftësi për planifikimin e buxhetit, shpenzimin racional, si dhe kuptimin e koncepteve bazë financiare për kursimin dhe investimin e mjeteve.” Këtë e theksoi ekonomistja kryesore e Bankës Popullore, Aneta Krstevska, në një intervistë për „Slloboden Peçat“, duke potencuar se edukimi financiar po përmirësohet gradualisht, por për shkak të zhvillimit të shpejtë të shërbimeve financiare digjitale, është e nevojshme përditësimi dhe avancimi i vazhdueshëm i njohurive.
Krstevska theksoi se Banka Popullore ndërmerr aktivitete për përmirësimin e edukimit financiar të të gjitha grupmoshave, me theks të veçantë te të rinjtë që ndodhen në procesin e arsimimit. Në përgjithësi, të rinjtë tregojnë interes më të madh për shërbimet financiare digjitale dhe janë më të prirur të përfshihen në rrjedhat bashkëkohore digjitale.“Rrjedhimisht, në kushtet e sotme, kur ekziston qasje e gjerë në informacione përmes internetit, duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur edukimit të të rinjve dhe orientimit të tyre të drejtë në fushën e përdorimit të shërbimeve financiare”, theksoi ekonomsitja kryesore.
Duke iu referuar mbrojtjes së konsumatorëve, ajo theksoi se Banka Popullore, krahas aktiviteteve rregullatore, ofron edhe mjete praktike për krahasimin e kredive, depozitave, si dhe të tarifave për shërbimet e pagesave, ndërsa me rregullativën e re edhe më shumë përforcohet transparenca e bankave.
Në intervistë u theksua se edukimi financiar duhet të zërë vendin e duhur në sistemin formal të arsimit, me përfshirje të detyrueshme dhe sistematike të të rinjve. “Me një hap të tillë do të krijohen breza të ardhshëm që do të dinë të menaxhojnë financat e tyre, të shmangin mbingarkimin me borxhe, të mbrohen nga rreziqet financiare dhe të marrin vendime të qëndrueshme financiare. Për këtë nevojitet një angazhim i përbashkët si i rregullatorëve financiarë, ashtu edhe i institucioneve arsimore“, theksoi ekonomistja kryesore Krstevska.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme:
https://www.slobodenpecat.mk/intervju-vo-uchilishte-treba-da-ima-poseben-predmet-za-finansiska-edukacija-rizicite-se-golemi-veli-aneta-krstevska-glavna-ekonomistka-vo-narodnata-banka/