Shkup, 24 korrik 2026
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, në konferencën e djeshme për shtyp kushtuar politikës monetare, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, theksoi projektin për vendosjen e një infrastrukture rajonale për pagesa të menjëhershme në Ballkanin Perëndimor dhe konfirmoi anëtarësimin e pritur të Maqedonisë së Veriut në platformën klon të TIPS.
Në fjalimin e saj, presidentja Lagarde theksoi se pas anëtarësimit të suksesshëm të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, pritet që në nëntor platformës t’i bashkohet edhe vendi ynë, së bashku me Shqipërinë dhe Kosovën, me çka iniciativa për pagesa të shpejta do të përfshijë të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkani Perëndimor.
Fakti që presidentja e BQE-së e veçoi këtë projekt dhe publikisht konfirmoi anëtarësimin e pritur të vendit tonë paraqet një konfirmim të rëndësishëm për rëndësinë e aktiviteteve që i zbaton Banka Popullore për modernizimin e infrastrukturës vendase të pagesave dhe harmonizimin e saj me standardet evropiane.
Me anëtarësimin në klonin e TIPS-it, Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e infrastrukturës bashkëkohore për pagesa të menjëhershme, e bazuar në teknologjinë e sistemit evropian TIPS (TARGET Instant Payment Settlement). Projekti do të mundësojë pagesa më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase në denarë dhe euro për qytetarët dhe kompanitë dhe do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm në integrimin e mëtejshëm të sistemit vendas të pagesave me infrastrukturat evropiane të pagesave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}