Shkup, 22 qershor 2026
Guvernatori Sllaveski po merr pjesë në takimin vjetor të Konstituencave të FMN-së dhe Bankës Botërore, të cilave u përket edhe vendi ynë, nën moton “Shndërrimi i pasigurisë në mundësi afatgjatë”, i cili po mbahet në Varna, Republika e Bullgarisë. Takimet përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në kushte të pasigurisë globale, transformimin digjital, produktivitetin dhe përfshirjen financiare, si dhe vendin e ekonomive europiane në zinxhirët globalë të vlerave.
Në kuadër të Takimit Vjetor të Konstituencës, guvernatori i Bankës Popullore Trajko Sllaveski zhvilloi takime dypalëshe me drejtorin ekzekutiv të Konstituencës në FMN Jerun Klik dhe zëvendësdrejtoreshën ekzekutive Marniks van Raj, si dhe me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Antonela Basani, e shoqëruar nga përfaqësues të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Agjencisë për Garanci Investimesh Shumëpalëshe (MIGA).
Në takime u theksua se ruajtja e stabilitetit të çmimeve është parakushti kryesor për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe stabilitet financiar, veçanërisht në kushte të rreziqeve të shtuara gjeopolitike, pasigurisë në ekonominë botërore dhe ndryshimeve të shpejta teknologjike. Guvernatori Sllaveski theksoi se Banka Popullore i monitoron me kujdes zhvillimet ekonomike vendase dhe ndërkombëtare dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, duke kontribuar kështu në ruajtjen e besimit në sistemin monetar dhe kushteve të qëndrueshme për zhvillim ekonomik.
Në takime u diskutua gjithashtu për zhvillimet aktuale makroekonomike, qëndrueshmërinë e sistemit financiar, sfidat që lidhen me zhvillimet gjeopolitike, si dhe rolin e transformimit digjital në mbështetjen e rritjes ekonomike dhe produktivitetit. U konfirmua edhe bashkëpunimi i mirë midis Bankës Popullore, FMN-së dhe Bankës Botërore në zbatimin e reformave dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Në delegacionin maqedonas janë edhe viceguvernatori Igor Veliçkovski dhe zëvendësministri i Financave Nikolçe Jankulovski.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}