Shkup, 16 korrik 2026
Guvernatori i Bankës Popullore, Dr. Trajko Sllaveski, i përshëndeti studentët praktikantë që fillojnë punën praktike në këtë institucion, duke u uruar një fillim të mbarë dhe mundësinë për të fituar njohuri të reja dhe përvojë praktike.
Takimi u mbajt në Muzeun e Bankës Popullore, në vitin kur shënohen 80 vjet të bankës qendrore – një jubile që pasqyron kontributin shumëvjeçar të institucionit në ndërtimin e besimit ndaj valutës kombëtare dhe në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
“Ju jeni pjesë e së ardhmes. Shfrytëzojeni praktikën sa më mirë dhe sa më shumë që të mundeni – bëni pyetje, mësoni nga mentorët tuaj dhe jini të hapur ndaj ideve të reja”, u tha guvernatori Sllaveski.
Studentët praktikantë do të kenë mundësinë të njihen me punën e njësive të ndryshme organizative të Bankës Popullore, përfshirë politikën monetare dhe hulumtimin, tregjet financiare, statistikën, teknologjinë e informacionit, çështjet juridike dhe operacionet e thesarit, duke fituar kështu një pasqyrë më të gjerë mbi funksionimin e një banke qendrore moderne.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}