
Shkup, 6 korrik 2026
Banka Popullore i përfundoi me sukses aktivitetet e lidhura me dy fazat e para të komponentës për krijimin e një baze të të dhënave për nevojat e statistikave të jashtme, të cilat rrjedhin nga projekti i financuar nga Bashkimi Europian “Forcimi i kapaciteteve të Bankës Popullore në fushën e statistikave të jashtme, statistikës së pagesave dhe sistemeve të pagesave”.
Faza e parë e aktiviteteve të projektit të financuar nga BE përfshiu kryesisht analizën e gjendjes ekzistuese dhe përgatitjen e specifikimeve funksionale, ndërsa faza e dytë u fokusua në hartimin e dizajnit të zgjidhjes informatike dhe përgatitjen e dokumentit përkatës. Fazat e ardhshme të projektit do të përfshijnë zhvillimin, testimin dhe implementimin e zgjidhjes së re sistemore.
Projekti i financuar nga Bashkimi Europian do të mundësojë krijimin e një baze moderne të të dhënave për nevojat e statistikave të jashtme, përmirësimin e proceseve të brendshme të punës përmes digjitalizimit dhe optimizimit të mëtejshëm të tyre, rritjen e efikasitetit operacional, si dhe sigurimin e të dhënave statistikore më cilësore, më gjithëpërfshirëse dhe më të qasshme për publikun dhe institucionet. Në të njëjtën kohë, mbështetja e Bashkimit Europian përbën një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit europian dhe në përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe praktikat statistikore të Bashkimit Europian.
Projekti i financuar nga BE për “Forcimin e kapacitetit të Bankës Popullore në fushën e statistikave të jashtme, statistikës së pagesave dhe sistemeve të pagesave”, përveç krijimit të një baze të të dhënave për nevojat e statistikave të jashtme, përfshin gjithashtu një komponent për adoptimin e standardit të ri botëror ISO 20022 në Sistemin Ndërbankar të Pagesave të Maqedonisë (MIPS).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}