Shkup, 4 gusht 2026

Gjatë muajit korrik 2026, Banka Popullore, së bashku me bankat dhe pjesëmarrësit e tjerë në MIPS, realizoi me sukses ciklin e parë të testimit të zgjidhjes së re sistemore, me ç’rast u konfirmua funksionaliteti i saj dhe gatishmëria për vazhdimin e fazave të ardhshme të zbatimit. Në kuadër të testimit u përpunua me sukses pjesa më e madhe e mesazheve të pagesave të parashikuara me projektin, në përputhje me standardin ISO 20022.
Pas përfundimit të ciklit të parë të testimit, në Bankën Popullore u mbajt një takim pune me pjesëmarrësit në MIPS, ku u prezantuan rezultatet e aktiviteteve të deritanishme, u shqyrtuan çështjet e paraqitura gjatë testimit dhe u harmonizuan hapat e ardhshëm për zbatimin e suksesshëm të projektit.
Siç theksoi Biljana Donovska-Geçeva, drejtoreshë e Drejtorisë për sisteme pagesash në Bankën Popullore, në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë aktivitetet për finalizimin e testimeve dhe përgatitjen për vendosjen në përdorim të rregullt të zgjidhjes së re sistemore.
Vendosja e standardit ISO 20022 përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave. Standardi i ri do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave më cilësore dhe më të pasura në qarkullimin e pagesave, përpunim automatik më efikas të pagesave, zbatim më të thjeshtë të kontrolleve dhe përputhshmëri më të madhe me standardet dhe praktikat e Bankës Qendrore Europiane dhe sistemeve evropiane të pagesave. Me këtë do të krijohen kushte për shërbime pagese më efikase, më të sigurta dhe më moderne, në përputhje me trendet europiane dhe detyrimet në procesin e integrimit europian.
Projekti i financuar nga Bashkimi Europian “Forcimi i kapaciteteve të Bankës Popullore në fushën e statistikave të jashtme, statistikës së pagesave dhe sistemeve të pagesave”, përveç vendosjes së standardit ISO 20022 në MIPS, përfshin edhe krijimin e një depoje të dhënash për nevojat e statistikave të jashtme, duke forcuar më tej kapacitetet institucionale të Bankës Popullore në këto dy fusha të rëndësishme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}