Shkup, 2 korrik 2026
Në mbledhjen e rregullt, Këshilli i Bankës Popullore miratoi Raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e parë të vitit 2026.
Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, sektori bankar ka vijuar të ruajë stabilitetin e tij, me nivel të lartë të aftësisë paguese, likuiditet të kënaqshëm dhe me kapacitet të mirë për menaxhimin e goditjeve të mundshme, siç dëshmojnë edhe rezultatet e testeve të stresit të realizuara.
Kreditimi dhe aktiviteti depozitues shënuan rritje edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, por me një ritëm më të ngadaltë në krahasim me tremujorin paraprak, kryesisht si pasojë e efekteve sezonale, të cilat zakonisht janë më të theksuara në tremujorin e parë të vitit. Cilësia e portofolit kreditor u përmirësua si në sektorin e “amvisërisë”, ashtu edhe në sektorin korporativ, gjë që kontribuoi në uljen e mëtejshme të normës së përgjithshme të kredive joperformuese, e cila u zbrit në nivelin më të ulët historik prej 1,9%.
Sektori bankar realizon një rezultat financiar pozitiv, i cili është në nivel të ngjashëm me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke siguruar tregues solidë të përfitueshmërisë.”
Banka Popullore edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë e kujdesshme, të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme rreziqet dhe është e gatshme të zbatojë të gjitha instrumentet dhe masat në dispozicion për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar.
Në mbledhje, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi edhe disa materiale lidhur me veprimtarinë aktuale dhe kompetencat e Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}