Shkup, 1 korrik 2026
Në tremujorin e parë të vitit 2026, pagesat e qytetarëve me urdhërpagesa shënuan një rritje prej 10,3% në numrin e transaksioneve dhe 14,6% në vlerën e transaksioneve të realizuara. Veçanërisht domethënës është rritja e pagesave elektronike, me 21,9% më shumë transaksione dhe 23% vlerë më të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Numri më i madh i transaksioneve të pagesave të iniciuara në mënyrë elektronike gjatë periudhës së analizuar është realizuar përmes aplikacioneve mobile (72,8%), me një rritje vjetore prej 25,9%, gjë që konfirmon dominimin e telefonit mobil si mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për kryerjen e pagesave.
Tendencat pozitive vazhdojnë edhe te pagesat me kartela pagesore. Numri i pagesave me kartelë është rritur me 12,2%, ndërsa vlera e tyre me 14,5%. Rritja e numrit të pagesave është nxitur kryesisht nga transaksionet e realizuara përmes internetit, të cilat janë rritur me 18,7%, si dhe nga pagesat në pikat fizike të shitjes, me një rritje prej 11,7%. Rritja e pagesave digjitale është mbështetur edhe nga prezantimi i zgjidhjeve të reja të pagesave nga bankat, të cilat u mundësojnë qytetarëve të kryejnë pagesa më të thjeshta dhe më të shpejta përmes pajisjeve mobile, pa përdorur kartelë fizike. Kartelat pagesore të digjitalizuara përbëjnë 17,9% të numrit të përgjithshëm të kartelave pagesore të emetuara në vend, mesatarisht, përmes secilës kartelë pagesore të digjitalizuar janë realizuar 4 transaksione me telefon mobil brenda vendit, gjë që tregon një rritje të vazhdueshme të përdorimit të pagesave mobile dhe një ndryshim të zakoneve të qytetarëve në favor të shfrytëzimit të përfitimeve që ofron digjitalizimi.
Të dhënat e mësipërme konfirmojnë se digjitalizimi i shërbimeve të pagesave vazhdon të përparojë, ndërsa pagesat elektronike dhe kartelat pagesore kanë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në aktivitetet e përditshme financiare të qytetarëve.
Të dhënat e publikuara mund t’i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
Statistika e pagesave në Bankën Popullore.