Shkup, 14 janar 2022
Në panel-diskutimin e “Euromani” ku morrën pjesë guvernatorë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Juglindore, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska theksoi se në dekadën e fundit ndjeshëm janë rritur përgjegjësia dhe detyrat e bankave qendrore, dhe me shumë mundësi pandemia do të shkaktoj ndryshime të mëtutjeshme.
Pas krizës financiare globale, përkrah mandatit tradicional të bankave qendrore për stabilitetin e çmimeve, aktivitetet ishin kryesisht të përqëndruara edhe drejt ruajtjes së stabilitetit financiar. Përveç kësaj, bankat qëndrore i zgjeruan detyrat e tyre me aktivitete në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, edukimit financiar, përfshirjes financiare, lehtësimin e procesit të inovacioneve financiare – fintek-shërbimet, si dhe të agjendës së gjelbër për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike në stabilitetin financiar dhe stabilitetin e çmimeve. Duke i ndjekur këto trende, Banka Popullore në periudhën e kaluar ndërmori aktivitete të shumta, dhe disa prej tyre janë të parapara si qëllime të posaçme strategjike në kuadër të planit strategjik afatmesëm të Bankës Popullore.
Padyshim që pandemia do të ndikoj në formimin e mëtejshëm të rolit të bankave qendrore. Në këtë kontekst, veçanërisht duhet të merren parasysh globalizimi, digjitalizimi, si dhe ndryshimet tjera strukturore tek oferta dhe kërkesa, si rezultat i krizës së koronës. Ndryshimet strukturore ndikojnë në ekonomi dhe në mënyrën e formimit të çmimeve, me atë edhe në mënyrën e implementimit të politikës monetare. Prandaj, për arritjen e qëllimit themelor – ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në të ardhmën bankat qendrore duhet ti marrin parasysh këto faktor në planifikimin dhe implementimin e politikës monetare.
“Kur flasim për rimendimin e rolit të bankave qendrore në periudhën postpandemike, duhet marrë parasysh tre faktorë. E para, ekziston pasiguri në lidhje me rregullimin e ofertës dhe kërkesës në periudhën afatmesme dhe tash, më shumë se kurdo, kërkohet nga bankat qendrore ti ndjekin burimet dhe faktorët strukturor të cilët ndikojnë në çmimet, që të mund saktësisht dhe në kohë të duhur të marrin masa për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. E dyta, pasiguria të ciën e shkakton kriza e koronës në procesin e globalizimit financiar dhe tregëtisë ndërkombëtare, gjatë zvogëlimit të shkëmbimit total të mallrave dhe shërbimeve shkaku i krizës, veçanarisht mund të jetë një sfidë për ekonomitë e vogla dhe të hapura tregtare. Prandaj, kërkohet kujdes prej bartësve të politikës monetare për ndikimin e këtij procesi ndaj ekonomive dhe qëllimeve të politikës monetare. E treta, trendi i digjitalizimit, i cili ndjeshëm u përforcua nga kriza, mund të ketë ndikim ndaj produktivitetit, pagesave, modeleve të konsumit, si dhe mënyrës së matjes të çmimeve, që gjithashtu shpreh nevojën e ndjekjes së vazhdueshme dhe përfshirjen në analizat e bëra nga bankat qendrore’’, tha guvernatorja.
Forumi ‘’Euromani’ konsiderohet si një nga eventet më prestigjioze të këtij formati në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Juglindore, i cili mundëson lidhjen e ekonomistëve të interesuar për rajonin e EQJ. Këtë radhë, eventi ishte i organizuar në formë të platformës virtuale për diskutim.