Shkup, 13 janar 2022
Edhe gjysëm muaji deri në mbylljen e Konkursit për Çmimin e Vitit 2022 për punimin më të mirë nga sfera e makroekonomisë dhe bankingut. Përkujtojmë hulumtuesit e rinj se afati i fundit për dorëzimin e punimeve është deri me 1 shkurt 2022.
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs.
Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse dhe rekomandohet që të ketë strukturë standarde të kërkimit shkencor. Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim. Punimet mund të parashtrohen në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.
Autorët kanë të drejtë të aplikojnë në Konkursin për përzgjedhjen e punimit më të mirë me punime të cilat tashmë janë publikuar, (por jo para 1 janarit të vitit 2020).
Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë (çmimi i parë) është 100.000,00 denarë, neto. Nëse punimi i dytë vlerësohet se është gjithashtu me një cilësi afër punimit të pare më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmimin e dytë në shumë prej 50.000,00 denarë, neto. Gjithashtu, punimi i shpërblyer prezantohet para publikut profesional në një ngjarje të organizuar nga Banka Popullore dhe publikohet në faqen e internetit të institucionit. Gjatë viteve të fundit, punimet e shpërblyera u prezantuan në sesion të Klubit të Hulumtuesve të themeluar nga Banka Popullore.
Konkursi, të cilin Banka Popullore, shpall tradicionalisht në 15 vitet e fundit, synon të nxisë mendimin shkencor dhe të afirmojë studiuesit e rinj. Me kalimin e viteve, Konkursi Çmimi i vitit i Bankës Popullore mori një sërë analizash cilësore dhe veproi si qendër kërkimore për hulumtuesit e rinj në fushën e ekonomisë dhe financave. Banka Popullore inkurajon të gjithë hulumtuesit e rinj në fushën e makroekonomisë dhe bankingut që të shikojnë Konkursin në linkun e mëposhtëm: https://bit.ly/Konkurs_për_ndarje_të_Çmimit_të_Vitit_të_Bankës_Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}