Politika e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë ofron informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit, si dhe informacionet për përpunimin e të dhënave personale të cilat i nevojiten Bankës Popullore për arritjen e qëllimeve, detyrave dhe autorizimeve ligjore. Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kontrollor i përmbledhjeve të të dhënave personale

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejmë: Banka Popullore), me seli në bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ Nr. 1, 1000, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut është kontrollor i të dhënave personale.

Qëllimet për përpunim

Banka Popullore përpunon të dhëna personale për arritjen e qëllimeve, detyrave, detyrimeve dhe autorizimeve ligjore, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve/punonjësve, mbrojtjen e pasurisë së institucionit, si dhe për përmbushjen e një marrëveshje ku subjekt i të dhënave personale është palë kontraktuese, ose për të ndërmarrë veprime me kërkesë të subjektit të të dhënave personale para aderimit të tij në marrëveshje.

Të dhënat e kujt përpunojmë?

Banka Popullore përpunon të dhëna lidhur me kategoritë e subjekteve në vijim:

- pjesëmarrës në trajnime, konferenca dhe ngjarje dhe vizitorë të ueb faqes së Bankës Popullore;

- persona ndaj të cilëve është vendosur ekspozimi ndaj kredisë dhe garantuesit;

- huamarrës, garantues, palët e lidhura, depozitues, huadhënës të kolateralit, marrësit e loro remitancave dhe urdhëruesit e nostro-remitancave, marrësit e mjeteve dhe dërgues të mjeteve në operacionet e pagesave me denarë;

- aksionarë, depozitues, huamarrëst dhe persona me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta;

- përdorues të shërbimeve nga ofruesit e shërbimeve të transferimit të shpejtë të parave;

- persona me depozita të kursimit nga Banka për tregti të jashtme SHA Shkup;

- persona të autorizuar për kryerjen e operacioneve të këmbimit dhe shërbimit të transferimit të shpejtë të parave;

- persona që zotërojnë letra me vlerë të qeverisë;

- persona të autorizuar për mbledhjen e kartëmonedhave dhe monedhave për qëllime numizmatike dhe për blerjen e monedhave për raste të veçanta, për grumbullim dhe depozitim të parave dhe sendeve me vlerë, kambialet dhe pullat e kontrollit të alkoolit dhe cigareve, si dhe për të kryer veprimtari që lidhen me marrjen dhe lëshimin e depove/magazinave dhe deviza;

- persona që mbajnë kartëmonedha dhe monedha të papërshtatshme për qarkullim dhe të cilat janë tërhequr nga qarkullimi;

- persona që lëvizin në zonën e mbrojtur të Bankës Popullore;

- persona të autorizuar zyrtarisht nga pjesëmarrësit në MIPS dhe persona që posedojnë llogari transaksionale të cilët kryejnë pagesa përmes sistemit për shlyerjen e transaksioneve në kohë reale në bazë bruto - Sistemi i pagesave ndërbankare të Maqedonisë (MIPS);

- persona kreditorë të organeve shtetërore ose persona tjerë juridikë që kanë llogari në Bankën Popullore dhe përmbarues të vendimeve gjyqësore;

- punëtorë dhe të emëruar në Bankën Popullore, praktikantë dhe persona të tjerë të cilëve u paguhet shpërblimi;

- persona kryes të kundërvajtjeve;

- persona të cilëve organet shtetërore u paguajnë mjete devizore jashtë vendit;

- persona që përdorin linjat fikse telefonike përmes të cilave kryhen dhe shlyhen transaksionet e tregjeve financiare;

- persona që kanë lidhur një marrëveshje kredie me jorezidentë/rezidentë dhe kanë investuar në/nga jashtë;

- persona fizik që paraqesin ankesa;

sinjalizuesit dhe personat për të cilët dyshohet ose ka njohuri se kanë kryer, kryejnë ose do të kryejnë vepër të denueshme, joetike ose vepër të paligjshme dhe të palejueshme me të cilën dëmton ose kërcënon interesin publik.

Si i mbledhim të dhënat personale

Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, siç janë:

- përmes përdorimit Tuaj të internet faqes tonë, përfshirë këtu edhe formularët e aplikimit;

- përmes adresës tonë elektronike: [email protected];

- përmes postës;

- nga kontrollorët tjerë përmes internetit ose lidhjes elektro-komunikuese private;

- përmes video mbikëqyrjes.

Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale dhe transferimi në vendet e treta

Aktivitetet e përpunimit të të dhënave personale kryhen nga ana e punonjësve të autorizuar të Bankës Popullore.

Nuk i ndajmë të dhënat Tuaja me palë të treta, përveç në rastet në vijim:

- në rast të angazhimit të ofruesve të shërbimeve - përpunues të të dhënave personale, të cilët janë të obliguar të veprojnë sipas udhëzimeve të Bankës Popullore dhe të sigurojnë mbrojtjen e duhur të të dhënave personale gjatë sigurimit të këtyre të dhënave;

- me kërkesë të një gjyqi, MPB-së ose organeve dhe trupave tjerë për kryerjen e kompetencave të tyre, nëse ekziston bazë juridike;

Banka Popullore nuk i transferon të dhënat personale në vendet e treta, përveç për personat fizikë të cilëve organet shtetërore u paguajnë valuta të huaja jashtë vendit.

Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura

Të dhënat që mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e kërkuar për të arritur qëllimin e përpunimit, përveç nëse rrethanat kërkojnë ruajtje më të gjatë (p.sh. për të hetuar një virus ose sulm qëllimkeq duke përdorur internet faqen e Bankës Popullore, për të hetuar një shkelje të sigurisë fizike të Bankës Popullore, si dhe raste të tjera për të cilat sipas ligjit është e nevojshme të sigurohen prova).

Cilat janë të drejtat Tuaja?

Të drejtat tuaja lidhur me përpunimin e të dhënave personale janë:

- e drejta të informoheni për përpunimin e të dhënave personale;

- e drejta e qasjes në të dhënat personale;

- e drejta për korrigjimin dhe fshirjen e të dhënave personale;

- e drejta e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale;

- e drejta për ankesë.

Nëse i keni dhënë pëlqim Bankës Popullore për përpunim të të dhënave tuaja personale, keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit që ishte bazuar në pëlqimin para se të tërhiqej.

Për informacione shtesë dhe/ose ushtrimin e të drejtave Tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni zyrtarët tanë për mbrojtje të të dhënave personale.

E drejta për parashtrim të kërkesës drejtuar AMDHP 

Nëse konsideroni se mënyra në të cilën Banka Popullore i përpunon të dhënat Tuaja personale i shkel dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ju mund të parashtroni një kërkesë drejtuar Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si trup mbikëqyrës.

Ndryshimi i Politikës së privatësisë

Politika e privatësisë rregullisht do të ndryshohet dhe plotësohet në përputhje me rrethanat.