Shkup, 17 qershor 2026
Këshilli Ekzekutiv i Bankës Popullore mori vendim që norma e shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit për ekspozimet e bankave në vend të mbetet në nivelin e njëjtë prej 2%. Vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të rregullt tremujor të rreziqeve sistemike, sipas të dhënave që përfundojnë me tremujorin e parë të vitit 2026. Kjo normë do të jetë e vlefshme nga tremujori i tretë i vitit 2027 dhe vlerësohet se ajo u përgjigjet kushteve aktuale makrofinanciare dhe gjendjes në sistemin bankar.
Në tregun kreditor po vijon një aktivitet solid kreditor, por sistemi bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid, me një stabilitet të ruajtur dhe rezistencë ndaj shokëve. Kjo gjë është e dukshme edhe përmes normës së ulët të kredive jofunksionale, e cila po vijon të bjerë, si dhe përmes profitabilitetit solid.
Vendimi për mbajtjen e normës së njëjtë të shtresës mbrojtëse kundërciklike të kapitalit mbështetet edhe nga masat më të rrepta makroprudenciale për cilësinë e kërkesës kreditore. Ato janë në zbatim që nga fundi i vitit të kaluar, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2026 vërehen ndikimet e para përmes strukturës më të mirë të kredive të reja nga aspekti i standardeve kreditore të zbatuara nga ana e bankave. Ky pozicionim i masave makroprudenciale do të kontribuonte në kufizimin e rreziqeve sistemike në periudhën pasuese dhe në ruajtjen e mëtejshme të stabilitetit dhe rezistencës së sektorit bankar. Banka Popullore do të vazhdojë me monitorimin e kujdesshëm të rreziqeve sistemike dhe rregullisht, në bazë tremujore, do ta rivlerësojë lartësinë e normës.
Shtepi
Соопштенија - Njoftime - Ballina - AL
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}