Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Holandës organizon Konferencën e njëmbëdhjetë për pagesa dhe infrastrukturë të tregut, e cila këtë vit titullohet: “Koha është për digjitalizim”. Konferenca do të mbahet në Ohër, fillon nesër dhe do të zgjasë deri më 8 qershor të vitit 2018.
Në Konferencë, e cila tradicionalisht ka karakter ndërkombëtar, lektorë janë përfaqësues të lartë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane, bankat qendrore të cilat i përkasin Sistemit Evropian të Bankave Qendrore, Banka për Shlyerje Ndërkombëtare dhe Banka Botërore. Gjithashtu, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përfaqësues të 21 bankave qendrore të rajonit të Evropës Perëndimore, Qendrore dhe Lindore, Bashkësia e Shteteve të Pavarura, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, që padyshim e vërteton kualitetin e lartë dhe njohjen e kësaj konference në nivel ndërkombëtar.
Konferenca do të mbulojë tema të cilat, ndër tjerash, kanë të bëjnë me teknologjitë e reja digjitale për pagesë të zhvilluara në sektorin FinTech, sigurinë në transformimin digjital, trendet globale në financimin e tregtisë, si dhe rregullativën e re të Bashkimit Evropian në fushën e pagesave. Gjatë Konferencës do të zhvillohet panel-diskutim në të cilin ekspertë të shquar të sistemeve për pagesa, FinTech sektorit dhe përfaqësues të institucioneve pagesore do të diskutojnë për fuqinë transformuese të pagesave digjitale dhe sfidat e pagesave në botën e integruar.
Mbajtja e kësaj konference sjell përfitime të mëdha për industrinë pagesore në ekonominë vendase. Përcjellja e risive botërore në këtë fushë duhet të kontribuojë për nivel më të lartë të zhvillimit të shërbimeve pagesore, rritjen e efikasitetit të tyre dhe zvogëlimin e harxhimeve për kryerjen e tyre.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}