Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt
Më 10 prill 2018, u zhvillua mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë Operative Monetare të BPRM-së, në të cilën u shqyrtuan gjendjet në ekonominë e vendit, zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare dhe të vendit si dhe treguesit për ekonominë e vendit në kontekst të pozicionimit të politikës monetare.
Pas zvogëlimit të normës së interesit në muajin mars, si reflektim i themeleve të shëndosha ekonomike dhe gjatë stabilizimit të mëtejshëm të besimit në subjektet ekonomike, në këtë mbledhje të Komitetit u vendos që norma e interesit të bonove të bankës qendrore të mbetet e njëjtë dhe të jetë 3.00%. Në mbledhje u vendos oferta e bonove të bankës qendrore gjithashtu të mbetet në nivelin prej 25.000 milionë denarëve.
Në mbledhje u konstatua se krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë maqedonase me dinamikën e tyre të projektuar nuk tregon devijime më të rëndësishme në segmente individual të ekonomisë. Në pajtim me vlerësimet e shpallura, norma reale e ndryshimit të PBB-së në vitin 2017 është 0% që nuk është devijim i rëndësishëm në krahasim me normën e projektuar prej 0.5%. Të dhënat e disponueshme aktuale me frekuencë të lartë për tremujorin e parë të viti 2018 japin sinjale të ndryshme. Megjithatë, në pajtim me pritjet, ato kryesisht tregojnë zhvendosje më të favorshme në ekonomi në tremujorin e parë, në krahasim me tremujorin paraprak. Në kuadër të ndryshimeve në çmimet e konsumit, të dhënat e disponueshme për muajin mars 2018 tregojnë rritje mesatare vjetore të nivelit të çmimeve prej 1.5% në tremujorin e parë të vitit, gjatë rritjes të të gjithë komponentëve dhe me kontribut më të madh të ushqimit dhe inflacionit bazë. Performancat e deritanishme të inflacionit janë më të ulëta në raport me projeksionin e muajit tetor, por në të njëjtën kohë janë bërë korrigjime rritëse në lëvizjen e pritur të inflacionit të huaj efektiv dhe në çmimet botërore të naftës dhe drithërave për vitin 2018. Në kushte të këtilla, rreziqet sa i përket projeksionit për vitin 2018 prej 2% vlerësohen si të ekuilibruara.
Në periudhën ndërmjet dy mbledhjeve mujore të Komitetit, potenciali likuid i bankave mesatarisht u rrit, ku kontribut më të madh kishin intervenimet e Bankës Popullore në tregun valutor në kundërvlerë prej 15.5 milionë eurove. Domethënë, në mars u regjistruan hyrje valutore neto të lidhura me ndryshimet në strukturën pronësore të disa subjekteve në vend. Si pasojë e zhvillimeve të këtilla, në kombinim me ofertën e zmadhuar sezonale të valutave nga këmbimoret rreth festave të Pashkëve, bankat kishin neto shitje të ulët të valutave në transaksionet me klientët e tyre, në raport me rritjen sezonale të neto shitjes karakteristike për këtë muaj të vitit. Me këtë, vazhdojnë zhvillimet e favorshme në tregun valutor për këtë vit. Kështu, në tremujorin e parë, bankat regjistruan neto shitje të valutave në transaksionet me klientët prej 34,6 milionë euro, që është më e ulët për 90,6 milionë euro në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, në kushte të rritjes tre-herë më të lartë të ofertës në krahasim me rritjen e kërkesës së valutave. Zhvillimet e favorshme të tregut kontribuan edhe për likuiditet relativisht të lartë valutor të bankave.
Me zmadhimin e likuiditetit të faktove autonomë, u rrit edhe potenciali i likuiditetit në denarë në sistemin bankar. Bankat i vendosin asetet e tepërta likuide në depozita të disponueshme afatshkurtra brenda natës në Bankën Popullore, kah fundi i periudhës së rezervës së detyruar.
Në anën tjetër, bankat të cilat u ballafaquan me mungesa afatshkurtër të likuiditetit i siguruan asetet e nevojshme në tregun ndërbankar, ku menjëherë pas zvogëlimit të normave të interesit të instrumenteve monetarë, u regjistrua rregullim i moderuar në rënie dhe i normave të interesit në kreditë ndërbankare.
Zhvendosjet te rezervat valutore në fillim të vitit lidhen me rritjen e tyre, ku treguesit e mjaftuehsmërisë së tyre tregojnë se ata vazhdojnë edhe më tej të jenë në zonë të sigurt. Rritja e rezervave gjatë tremujorit të parë të vitit në masë të madhe është rezultat i emetimit të euro-obligacionit të gjashtë qeveritarë në tregjet ndërkombëtare financiare. Në raport me të dhënat e disponueshme të sektorit të jashtëm, numri i tyre aktualisht është i pamjaftueshëm për të tërhequr konstatime më të sigurta në këtë fushë. Të dhënat për tregun e këmbimit valutor nga dekada e dytë e muajit mars tregojnë neto hyrje nga transferimet private të cilët janë brenda pritjeve për tremujorin e parë.
Sa u përket zhvillimeve monetare, të dhënat përfundimtare për muajin shkurt tregojnë rikuperim të bazës depozituese pas rënies së saj në muajin e parë të vitit. Rritja e depozitave në këtë muaj, në masë të madhe, është si pasojë e kursimit më të lartë të amvisërive, por rritje regjistruan edhe depozitat e korporatave. Zhvendosje të vogla pozitive në bazë mujore në muajin shkurt u regjistruan edhe në tregun e kredisë, të cilat në kushte të rënies së mëtejshme të kredive të sipërmarrjeve, në tërësi, janë si rezultat i kreditimit të zmadhuar të amvisërive. Rrjedhat e depozitave dhe të kredive në dy muajt e parë të vitit 2018 janë diçka më të dobëta në raport me pritjet, por duke pasur parasysh performancat më të mira në fund të vitit paraprak, niveli i depozitave dhe kredive nuk devijon shumë nga projeksionet për tremujorin e parë.
Në muajin mars, në tregjet ndërkombëtare financiare kishte lëvizje të ndryshueshme, gjatë shqetësimit të investitorëve për shtrëngimin e marrëdhënieve tregtare në plan global, për shkak të tarifave të shpallura doganore nga ana e kryetarit të SHBA-së për produkte të përzgjedhura të huaja të importuara. Në kushte të atilla, u regjistrua një korrigjim zvogëlues i çmimeve të aksioneve dhe zvogëlim i rendimenteve të obligacioneve shtetërore nga të dyja anët e Atlantikut. Në mbledhjen e FED-it, në pajtim me pritjet, pati shtrëngim i mëtejshëm të politikës monetare, respektivisht rritje të objektivit të diferencës së normave të interesit për 25 pikë bazë, në nivel nga 1.5% deri 1.75%.
Në përgjithësi, në mbledhje u konkludua se treguesit dhe vlerësimet e fundit makroekonomikë tregojnë devijime më të rëndësishme në raport me dinamikën e projektuar, ndërsa qëndrimet për ambientin e implementimit të politikës monetare kryesisht janë të pandryshuara në raport me vlerësimin paraprak. Banka Popullore edhe gjatë periudhës së ardhshme me kujdes do ti përcjelli treguesit ekonomikë dhe ngjarjet në ekonominë e vendit dhe mjedisin e jashtëm në kontekst të pozicionimi të politikës monetare.