Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ishte nikoqire e përfaqësuesve të Bankës Popullore Kroate.
Gjatë periudhës 14 - 15 maj të vitit 2018, Banka Popullore ishte nikoqire e përfaqësuesve të Bankës Popullore Kroate. Takimet e zhvilluara punuese janë pjesë e bashkëpunimit tanimë të vendosur bilateral ndërmjet dy bankave qendrore, këtë radhë të fokusuara në aktivitetin hulumtues dhe modelimin ekonomik.
Gjatë takimeve u trajtuan disa teme relevante, si nga aspekti i pozicionimit ogranizacional dhe funksional të këtij segmenti të veprimtarisë së bankave qendrore në të dy institucionet, ashtu edhe nga aspekti i hulumtimeve aktuale të cilat janë në agjendën e bankarëve qendror dhe komunitetit më të gjerë shkencor-hulumtues në këtë periudhë.
Vizita punuese e Bankës Popullore Kroate u përdor si platformë për diskutime, këmbim të eksperiencave dhe praktikave aktuale, me shpresë se ata do të kontribuojnë për nxitjen e ideve të reja dhe gjetjen e modaliteteve për thellimin e bashkëpunimit deri tani të suksesshëm, edhe përmes ndërtimit të partneritetit në projekte të ardhshme të përbashkëta hulumtuese që janë në interes të ekonomive të të dy shteteve.

{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}