Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2018, do të publikojë të dhëna nga statistika monetare, statistika e institucioneve tjera financiare dhe statistika e normave të interesit sipas një metodologjie të re. Ndryshimet metodologjike janë bërë për harmonizim me rekomandimet nga Manuali dhe udhëzuesi për statistikë monetare dhe financiare i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga vitit 2016 (MFSMCG - IMF, 2016) dhe Misioni Teknik i FMN-së nga fusha e statistikës monetare dhe financiare në BPRM nga vitit 2015 dhe kontribuojnë për sigurimin e statistikave cilësore dhe konsistente të harmonizuara me standardet më të larta statistikore ndërkombëtare dhe evropiane.
Të dhënat për statistikat individuale do të publikohen në pajtim me Kalendarin e publikimeve dhe në të njëjtën kohë me qëllim të sigurimit të konsistencës, do të publikohen edhe të dhëna të reviduara të serive kohore. Dinamika e publikimit, sipas statistikave është si vijon:
- Statistika monetare: më 20 korrik 2018, me publikimin e të dhënave për muajin qershor të vitit 2018, do të publikohet edhe seri e reviduar e të dhënave për periudhën nga janari i vitit 2009 deri në maj të vitit 2018;
- Statistika e normave të interesit: më 31 korrik 2018, me publikimin e të dhënave për muajin qershor të vitit 2018, do të publikohet edhe seri e reviduar e të dhënave për periudhën nga vitit 2005 deri në maj të vitit 2018;
- Statistika e institucioneve tjera financiare: më 31 gusht 2018, me publikimin e të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2018, do të publikohet edhe revizioni i të dhënave për tremujorin e partë të vitit 2018;
- Bilance edhe pasqyra të institucioneve financiare: më 31 gusht 2018, me publikimin e të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2018, do të publikohen edhe të dhëna të reviduara për institucionet depozituese për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2012 deri në tremujorin e partë të vitit 2018 dhe për institucionet tjera financiare për tremujorin e parët të vitit 2018.
BPRM, përveç të dhënave, do të publikojë edhe informacione për ndryshimet kyçe metodologjike, si dhe shpjegimet e reja metodologjike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}