Guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, D-r Anita Angelovsk-Bezhoska, sot dhe nesër, në Zvicër merr pjesë në dy ngjarje të Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS), të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në sferat e stabilitetit monetar dhe financiar dhe avancimin e komunikimit mes bankave qendrore për temat kyçe të cilat kanë të bëjnë me bankingun qendror në nivel global.
Sot, ajo merr pjesë në Konferencën e 17 vjetore të këtij institucioni më të vjetër financiar ndërkombëtar, në të cilën, në Cyrih, guvernatorë dhe ekspertë të bankave qendrore, përfaqësues të lartë të Bakës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe profesorë universitarë dhe hulumtues diskutojnë mbi temën “Dhjetë vjet pas Krizës së Madhe Globale: Çka ka ndryshuar”. Sesionet e mëngjesit të Konferencës ju dedikuan karakteristikave të sistemit të ri financiar global dhe çështjes nëse në dhjetë vitet e kaluar, në nivel global, ndryshoi procesi i inflacionit - mënyra e formimit të çmimeve, dinamika e tyre dhe lidhjet fondamentale me përcaktuesit e tyre kryesorë. Këtë pasdite, pjesëmarrësit do të diskutojnë për atë nëse tani, pas përfundimit të Krizës, sistemi financiar global është më i qëndrueshëm ndaj goditjeve se sa në të kaluarën. Sesion i veçantë do u dedikohet sfidave kyçe në koordinimin e politikës ndërkombëtare të cilën e udhëheqin bankat qendrore.
Kjo Konferencë është njëra prej ngjarjeve të pakta përmes të cilave BIS çdo vit realizon rolin e saj në forum për diskutim dhe analizë mes bankave qendrore dhe mes aktorëve të komunitetit financiar ndërkombëtar në përgjithësi. Pjesëmarrja e Guvernatores Angelovska-Bezhoska në edicionin e sivjetshëm të kësaj ngjarjeje tradicionale është edhe një konfirmim i përcaktimit të BPRM-së që edhe më tej të jetë pjesëmarrës aktiv në debatet e këtilla të cilat janë thelbësore për politikën monetare dhe zhvillimet monetare në nivel globale.
Gjatë ditës së nesërme, Guvernatorja e BPRM-së do të marri pjesë në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme Vjetore të BIS-it, e cila çdo vit mbahet në Bazel. Në Asamble do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të gjashtëdhjetë bankave qendrore dhe institucioneve monetare të cilat janë pjesë e BIS-it dhe kanë të drejtë vote dhe pjesëmarrjeje në asambletë e këtilla, mes cilave edhe BPRM-ja. Pjesëmarrjen në Asamble, Guvernatorja Angelosvks-Bezhoska do e shfrytëzojë edhe për takime bilaterale me më shumë guvernatorëve të bankave qendrore-anëtareve të BIS me qëllim të avancimit të pozitës së BPRM-së në komunitetin ndërkombëtarë të bankave qendrore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}