Ndarja e çmimeve nga Konkursi me rastin e Ditës Botërore të Kursimit
Më 6 nëntor të vitit 2017, Ministria e Financave, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve ndanë çmimet për punimet më të suksesshme të artit dhe letërsisë të paraqitura në konkursin me rastin e Ditës së Kursimit - 31 tetor. Në konkurs morën pjesë mbi 780 fëmijë, të cilët dërguan punim të artit dhe letërsisë në temën e kursimit dhe sigurimit.
Edukimi financiar i popullatës, veçanërisht popullatës më të re duhet të inkurajohet sepse është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e sistemi financiar dhe prosperitetin e ekonomisë, theksuan ministri për financa Dragan Tevdovski, guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve Klime Poposki gjatë ndarjes së çmimeve për Konkursin e shpallur me këtë rast.
Sipas ministrit Tevdovksi, fëmijët janë ardhmëria e një vendi dhe secili që është në pozita vendimmarrëse duhet të kujdeset për ardhmërinë e tyre.
- Duhet t’u tregojmë fëmijëve se kursimi është i rëndësishëm, sepse ai është bazë për zhvillimin e ekonomisë maqedonase, theksoi Tevdovski.
Guvernatori Bogov theksoi se për qëllim të rritjes së edukimit financiar të të rinjve, Banka Popullore nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit që do të krijojë hapësira më të mëdha për bashkëpunim me shkollat dhe nxënësit.
Ai njoftoi se së shpejti do të publikohet edhe një udhëzues për edukim financiar për më të rinjtë.
Klime Poposki nga AMS potencoi se fëmijët janë bartës të zhvillimit të përgjithëm ekonomik dhe financiar në RM dhe se edukimi i hershëm financiar është një faktor çelës për zhvillimin të qëndrueshëm afatgjatë të sistemit financiar.
Në vendet e zhvilluara niveli i edukimit financiar i popullatës është 65 përqind, ndërsa në vendet e reja anëtare të BE-së kjo përqindje tek popullata mbi 18 vjet është 22%.