Zhvillohet mbledhja e institucioneve rregullatore në vend, pjesëmarrës në Trupin Koordinues për Edukim Financiar
Sot, në hapësirat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë u zhvillua mbledhje e përfaqësuesve të institucioneve rregullatore në vend, të cilët janë pjesëmarrës edhe në Trupin Koordinues për Edukim Financiar - Banka Popullore, Ministria e Financave, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, Komisioni për letra me vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional. Në mbledhje u prezantuan rezultatet nga matja e nivelit të edukimit financiar te popullsia e rritur në vend, të cilën Banka Popullore e zbatoi kohëve të fundit me mbështetje financiare të Fondit Evropian për Evropën Juglindore. Matja është kryer në bashkëpunim me agjensionin GFK. Pyetësori i cili ishte përdorur gjatë matjes ishte i përshtatur në nivel kombëtar, ndërsa mostra përfaqësuese e popullsisë së rritur 18+ ishte i përbërë prej 1100 të anketuarve me strukturë demografike e cila mundësoi përfaqësim adekuat të të gjitha rajoneve të Republikës së Maqedonisë. Përgjigjet e pyetësorit u kryen në komunikim direkt me të anketuarit, ballë për ballë. Rezultatet e fituara nga matja janë të krahasueshme në nivel ndërkombëtarë, sepse pyetësori dhe matja e përgjithshme u kryen në pajtim me metodologjinë e Rrjetit Ndërkombëtarë për Edukimi Financiar (INFE) të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Rezultatet e fituara nga matja, si që u theksua edhe në mbledhje, jo vetëm që u mundëson institucioneve rregullatore një pasqyrë të qartë dhe të plotë për nivelin e edukimit financiar te popullata e rritur që jeton në Republikën e Maqedonisë, por, ndër tjerash, paraqet edhe një nga parimet e planifikimit dhe trajtimit të një pjese të aktiviteteve të tyre të mëtejme, dhe veçanërisht në sferën e edukimit financiarë të popullatës së rritur. Rezultatet e vërtetojnë nevojën për politika konkrete, projekte për edukim financiar dhe numër më të madh të aktiviteteve edukative. Në mbledhje u zhvillua edhe një diskutim frytdhënës dhe gjithëpërfshirës nga i cili dolën më shumë sugjerime për projekte të mundshme të përbashkëta me të cilët do të përmirësohen politikat për edukimin financiar në vend.
Rezultatet (vetëm në gjuhën angleze).
Kabineti i Guvernatorit
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}