Këshilli i Bankës Popullore zhvilloi mbledhjen e tij të nëntë në të cilën u shqyrtua Raporti i fundit Tremujor dhe revizioni i projeksioneve makroekonomike deri në fund të vitit 2019
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot zhvilloi mbledhjen e tij të nëntë në të cilën u shqyrtua Raporti i fundit Tremujor dhe revizioni i projeksioneve makroekonomike deri në fund të vitit 2019. Krahasimi i arritjeve në treguesit makroekonomikë bazë me dinamikën e projektuar në ciklin e projeksioneve të muajit tetor 2018 nuk tregojnë devijime të mëdha në segmente të caktuar të ekonomisë. Vlerësimet e përfshira në projeksionin e muajit tetor për rritje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2018 dhe 2019 deri 3,2% dhe 3,5%, respektivisht, mbeten të njëjta, dhe regjistrohet një ndryshim i caktuar në strukturën e kontributeve të rritjes.
Ky konstatim lidhet me ruajtjen e themeleve të shëndosha ekonomike, mungesën e mosbalancimeve dhe pozicion e jashtëm relativisht më të favorshëm, gjatë një rritje të ngadalësuar vjetore të çmimeve vendore prej 1,5% në tremujorin e parë të vitit 2018, si rezultat i së cilës Banka Popullore e lehtësoi normën bazë të interesit duke e zvogëluar atë nga 3,25% në 3,00%. Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Këshillit u vërtetua stabilizimi i mëtejshëm i pritjeve të subjekteve ekonomike, që është i dukshëm përmes zhvillimeve të favorshme në tregun valutor, rritjes së përshpejtuar të depozitave dhe rritje së aktivitetit kreditus. Në tremujorin e parë të vitit 2018, Banka Popullore intervenoi në tregun valutor me blerje të valutave të huaja, pozicioni valutor i bankave u mbajt në nivel solid, dhe rezervat valutore regjistruan rritje dhe u mbajtën në zonë të sigurt. Edhe gjatë tërë periudhës së projeksioneve, viti 2018 dhe 2019, treguesit për mjaftueshmëri të rezervave valutore u mbajtën në zonë të sigurt.
Rreziqet e pafavorshme vlerësohen si më të ulëta në krahasim me ciklin e projeksioneve të muajit tetor, me supozim të njëjtë për një ambient stabil politik në vend, por me projeksione më të favorshme për kërkesën e huaj për vitin 2018 dhe 2019 prej 2,5 %dhe 2,1% respektivisht, në krahasim me projeksionet paraprake 2,1% ose 1,8%. Duke pasur parasysh rëndësinë e kërkesës së huaj për një ekonomi të hapur si ajo maqedonase, duhet të theksohet se proteksionizmi i zmadhuar tregtar dhe shtrëngimi më i shpejtë eventual i kushteve globale financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa dyshim, vazhdojnë të jenë rreziqe të mëdha të mundshme. Mundësia për përshpejtim të procesit të integrimit Euroatlantik të vendit do të sillte në zvogëlim të konsiderueshëm të rreziqeve të pafavorshme.
Mesatarisht, për vitin 2018 dhe 2019, akoma pritet që faktori kryesor të jetë eksporti, veçanërisht nga kapacitetet e reja prodhuese, hyrjet e pritura nga investimet e reja të huaja, por edhe nga rimëkëmbja e një pjese të sektorëve tradicional. Pritet që investimet të japin një nxitje të konsiderueshme në të dy vitet; parashikohet rritja e tyre solide pas rënies në vitin 2017, në një ambienti më të mirë për investime të investitorëve vendas. Dhe pritjet sa u përket zhvillimit të çmimeve të konsumit në përgjithësi mbeten të pandryshuara, me disa devijime brenda komponentëve.
Ndryshimi më i madh krahasuar me ciklin e muajit tetor është kontributi i zmadhuar pozitiv i kërkesës vendase. Gjatë një rritjeje të fortë të pagave, rritje të punësisë, si dhe pritje stabile, pritet që konsumi personal të ketë ndikim të zmadhuar mbi rritjen. Eksporti do të vazhdojë të jetë faktori kryesorë me kontribut më të madh pozitiv për rritjen. Pritet deficit i moderuar i llogarisë rrjedhëse prej 1,5% të PBB-së në vitin 2018 dhe 2019, që është një nivel diçka më i ulët në krahasim me projeksionin e muajit tetor, gjatë një tendence për ngushtim të bilancit të mallrave dhe shërbimeve. Diçka më të larta se në muajin tetor janë edhe pritjet për hyrje në llogarinë financiare gjatë vitit 2018 dhe 2019, që kapin shumën mesatare prej 5% e PBB-së.
Kjo pikturë plotësohet me ndryshimet e moderuara në pritjet për rritje të depozitave dhe kredive. Pritet një rritje e depozitave prej 6,4% dhe 6,5% për vitin 2018 dh 2019, në vend të paraprakisht projektuarat 6,1% dhe 6,3%. Për vitin 2018 dhe 2019 pritet rritje e kredive prej 6,5% dhe 7,7%, respektivisht, ku sistemi bankar vazhdon të jetë stabil, likuid dhe shumë i kapitalizuar.
Në përgjithësi, projeksionet tregojnë rritje solide të ekonomisë vendase, të mbështetur edhe nga aktiviteti kreditues i bankave, mungesë të shtypjeve të inflacionit, si dhe ruajtje të pozicionit të favorshëm të jashtëm.
Banka Popullore do të vazhdojë me kujdes t’i përcjelli zhvillimet, me qëllim të përshtatjes në kohë dhe adekuate të politikës monetare me ndryshimet në ambientin e vendit dhe të jashtëm.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.