Informacione të rëndësishme në lidhje me hyrjen në qarkullim të kartëmonedhave plastike-polimer me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë
PËRGATITUNI PËR HYRJEN NË QARKULLIM TË PARAVE TË PARA PLASTIKE-POLIMER NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
Hyrja në qarkullim e kartëmonedhave plastike-polimer me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë më 15 maj të këtij viti është një moment i rëndësishëm në punën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, para së gjithash në realizimin e detyrës së saj ligjërisht të përcaktuar për emetim dhe administrim të kartëmonedhave dhe monedhave në Republikën e Maqedonisë.
Por, me qëllim që edhe ju ta pritni këtë moment të përgatitur, nevojitet që me kohë të posedoni një sërë informacionesh të rëndësishme.
Prandaj, Banka Popullore i publikon përgjigjet e saj për një pjesë të pyetjeve tuaja të rëndësishme.
KAM KARTËMONEDHA ME VLERË NOMINALE 10 DHE 50 DENARË. ÇKA DUHET TË BËJ ME ATO NGA DATA 15 MAJ E MË TEJ?
Nga dita e hyrjes në qarkullim të kartëmonedhave platsike-polimer me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë, kartëmonedhat me vlerë nominale të njëjtë pushojnë së qenuri mjet ligjor për pagesa. Por, nëse i posedoni edhe më 15 maj, ata mund falas ti zëvendësoni me kartëmonedhat ose monedha tjera me shumë ekuivalente. Gjatë zëvendësimit nuk është patjetër të merrni vetëm para plastike-polimer, por mund të merrni edhe monedha ose kartëmonedha me vlerë nominale më të lartë se 50 denarë, nëse shuma totale e kartëmonedhave tuaja është më së paku 100 denarë.
Duke filluar nga data 15 maj e këtij viti deri më datë 15 maj të vitit të ardhshëm, zëvendësimin mund ta kryeni në bankat komerciale të Republikës së Maqedonisë. Nëse edhe pas datës 15 maj të vitit të ardhshëm posedoni kartëmonedha me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë, ato do mund t’i zëvendësoni falas, ekskluzivisht në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë.
ÇKA NDODH ME MONEDHAT ME VLERË NOMINALE 10 DHE 50 DENARË, PAS DATËS 15 MAJ TË KËTIJ VITI?
Edhe pas datës 15 maj të këtij viti, monedhat me vlerë nominale 10 dhe 50 denarë do të jenë në qarkullim, me çka vazhdojnë të jenë mjet ligjor për pagesa në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të thotë se të njëjtat edhe më tej do të mund t’i përdorni dhe nuk duhet t’i zëvendësoni me kartëmonedha ose monedha me shumë ekuivalente.
KUR DHE SI MUND TË POSEDOJ KARTËMONEDHË PLASTIKE-POLINER ME VLERË NOMINALE 10 DHE 50 DENARË?
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kartëmonedha me vlerë të ulët nominale, pas datës 15 maj, ata mund t’i merrni gjatë pagesave tuaja me para të gatshme ose në sportelet e bankave komerciale. Nëse kartëmonedhat u nevojiten për qëllime koleksionuese, mund të kontaktoni Drejtorinë e Thesarit të BPRM-së.
A MUNDEM ME KARTËMONEDHAT PLASTIKE-POLIMER TË KRYEJ PAGESA TË GATSHME PËRMES AUTOMATËVE PËR PAGESË (P.SH AUTOMAT PËR PAGESË TË SHËRBIMEVE PËR PARKING)?
Kartëmonedhat plastike-polimer paraqesin mjet për pagesë i cili mund të përdoret për pagesa të gatshme, njëjtë si të gjitha kartëmonedhat tjera. Prandaj, me ato mund të kryeni edhe pagesa të gatshme përmes automatëve për pagesa, pasi firmat të cilat i instalojnë këto automatë në Republikën e Maqedonisë do ta përshtatin softuerin e tyre për të identifikuar karakteristikat dhe elementet mbrojtëse të kartëmonedhave plastike-polimer me vlera nominale 10 dhe 50 denarë.