Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot e zhvilloi mbledhjen e tij të shtatë
Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë sot zhvilloi mbledhjen e tij të shtatë, në të cilën u shqyrtua dhe miratua Raporti tremujor, ku u vlerësua se, në kushte të lëvizjeve të treguesve kryesorë për politikën monetare në pajtueshmëri me projeksionet, themeleve të favorshme ekonomike dhe mungesën e mosbalancimeve në ekonomi, si edhe rreziqeve akoma prezent në tremujorin e dytë, gjendja ekzistuese monetare tani për tani është adekuate.
Rreziqet në pikëpamje të projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore janë të ngjashme si edhe në ciklin e muajit prill, megjithatë më të vogla. Kjo veçanërisht ka të bëjë me rreziqet e brendshme, duke pasur parasysh stabilizimin gradual të gjendjes politike në vend. Rreziqet që vijnë nga mjedisi global vlerësohen si të ngjashëm me ato të numëruara në ciklin e projeksioneve të muajit prill.
Krahasimi i realizimeve aktuale makroekonomike me pritjet brenda ciklit të projeksioneve të muajit prill tregojnë se me përjashtim të aktivitetit ekonomik, në të gjitha segmentet tjera nuk ka devijime më të mëdha. Devijim më i madh regjistrohet në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, ku të dhënat e publikuara për tremujorin e parë tregojnë amulli të aktivitetit në ekonominë e brendshme, përkundër pritjeve për rritje të moderuar ekonomike në ciklin e projeksioneve të muajit prill. Devijimi teposhtë është rezultat i rritjes më të lartë të realizuar në importin e mallrave dhe shërbimeve në krahasim me projeksionet, gjatë normës së rritjes së eksportit real që është në vijë me projeksionet e prillit, që rezultoi në kontribut negativ të neto eksportit kah rritja, përkundër pritjeve për kontributin e tij pozitiv në tremujorin e parë të vitit. Efekt shtesë teposhtë kishte edhe rritja më e dobët e konsumit personal në krahasim me pritjet. Nga ana tjetër, dinamika e aktivitetit investues ishte diçka më e mirë në krahasim me pritjet. Në aspektin e strukturës, eksporti vazhdon të ketë kontribut më të lartë individual në ndryshimin vjetor të PBB-së, kryesisht si rezultat i aktivitetit të kapaciteteve të reja industriale, por rikuperime regjistrohen edhe te një pjesë e sektorëve tradicional.
Gjatë tremujorit të dytë, rritja e çmimeve të brendshme në mënyrë të parashikueshme përshpejtoi dhe arriti 1,2% në bazë vjetore, përkundër 0,5% në tremujorin paraprak. Megjithatë, ky është një devijim i vogël teposhtë në raport me projeksionet e muajit prill, që kryesisht është si rezultat i rritjes së realizuar më të ulët të çmimeve të energjisë në krahasim me atë që pritej.
Për tërë vitin 2017 nuk priten devijime më të rëndësishme të inflacionit nga projeksionet e muajit prill, ku edhe më tej pritet rritje e çmimeve prej 1,3% që më tej do të ketë një përshpejtim të moderuar deri në 2% në vitin 2018.
Për sa u përket të dhënave të disponueshme për sektorin e jashtëm në tremujorin e dytë, ata akoma nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë konkluzionet të plota për pozitën e bilancit të pagesave në raport me projeksionin e muajit prill, por tregojnë zhvillime të favorshme. Realizime të favorshme priten brenda llogarisë rrjedhëse, ku ka mundësi për realizim të një deficiti më të vogël në krahasim me të projektuarin. Gjegjësisht, të dhënat e fundit për mjetet e blera të valutore në tregun e këmbimit me dekadën e dytë të muajit qershor tregojnë flukse më të larta neto në krahasim me të projektuarat, që krijon mundësi për realizime më të mira në të hyrat sekondare në tremujorin e dytë, ndërsa të dhënat për tregtinë e jashtme që nga muaji maj tregojnë realizime që janë në vijë me projeksionin. Niveli i rezervave valutore gjatë tërë periudhës lëviz në zonë të sigurt.
Në tremujorin e dytë të vitit, aktiviteti kredituese i sektorit bankar regjistroi rritje në bazë tremujore, përkundër rënies në tremujorin paraprak, që është një zhvillim i zakontë në këtë periudhë. Potenciali depozitues në total regjistroi një rritje të ulët në bazë tremujore, përkundër zvogëlimit në tremujorin paraprak. Analiza e sektorëve tregon se rritja del plotësisht nga depozitat më të larta në sektorin "amvisëri", gjatë rritjes së depozitave me valutën e vendit.
Në përmbledhje, realizimet nuk tregojnë devijime më të rëndësishme në raport me skenarin e muajit prill në segmente të cilat janë kyçe për politikën monetare, ku edhe më tej ruhen vlerësime për themele të shëndosha ekonomike.
Në mbledhjen e sotshme, Këshilli i Bankës Popullore e shqyrtoi dhe miratoi edhe Raportin për stabilitet financiar në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, ku u konstatua se sistemi financiar dhe ekonomia maqedonase u ballafaquan me një sfidë të fortë për stabilitetin për shkak të ndodhive politike, të cilat arritën kulmin me përhapje të orkestruar të spekulimeve në prill dhe maj të këtij viti. Megjithatë, edhe gjatë vitit 2016 u ruajt stabiliteti financiar. Për këtë, kontribut kyç kishin masat e ndërmarra nga BPRM-a për ruajtje të stabilitetit të kursit valutor, në drejtim të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve si qëllim themelor, por edhe përkrahja e stabilitetit financiar si qëllim i dytë ligjor i Bankës Popullore, bashkë me menaxhimin adekuat të likuiditetit nga ana e bankave të cilat më shumë i ndiejtën pasojat nga ngjarjet e muajit prill dhe maj.
Tërheqja e depozitave u përcjell me një preferencë të rritur të amvisërive për posedim të valutave të gatshme, që shkaktoi kërkesë më të lartë të valutave në tregun e këmbimit dhe tregun valutor. Në periudhën prill - maj, Banka Popullore intervenoi me shitje neto të valutave të huaja, ndërsa në fillim të muajit maj e rriti normën themelore të interesit, njëkohësisht duke ulur ofertën e bonove të bankës qendrore në bazë të nevojave likuide të bankave. Përveç kësaj, u rrit rezerva e detyruar për depozita në denarë me klauzolë valutore dhe u riaktivizuan ankandet për depozita në valuta të huaja të bankave tek banka qendrore. Me këto masa, në kombinim me menaxhimin adekuat të likuiditetit nga ana e bankave, të cilat pa ndërprerje i përmbushnin të gjitha kërkesat për pagesë të depozitave, mundësuan stabilizim të pritjeve të subjekteve ekonomike dhe rrjedhimisht zhvillime pozitive në tregun valutor, si dhe zbutje të ngjarjeve të pafavorshme në tregun valutor. Duke pasur parasysh stabilizimin e realizuar të zhvillimeve në pjesën e dytë të vitit dhe ruajtjen e mëtejshme të vlerësimeve për stablitet të themeleve të ekonomisë së vendit, në muajin tetor, Banka Popullore ndërpreu mbajtjen e ankandeve për depozita në valutë të huaj, dhe duke filluar në muajin dhjetor me normalizimin e politikës monetare bëri uljen e normës themelore të interesit në tre raste me çka u kthye në nivelin e fillimit të vitit 2016, respektivisht 3,25%.
Sektori i korporatave në vitin 2016, në nivel agregat, tregoi rezistencë ndaj efekteve negative nga mjedisi jo stabil politik në vend dhe e ruajti suksesin operativ, reflektuar nga rrija e vlerës së shtuar, treguesve për profitabilitet dhe ruajtjen e dinamikës stabile të treguesve për borxh dhe efikasitet në përdorimin e mjeteve.
Borxhi i sektorit "amvisëri" nuk është i lartë në fund të vitit 2016 dhe kapte 23% nga PBB-ja. Në kushte të zhvillimeve të favorshme në tregun e punës dhe pagave, borxhi i amvisërive vazhdoi të rritet dhe në vitin 2016 me një ritëm më të shpejtë në krahasim me rritjen e aktivit financiar dhe të ardhurave të disponueshme, me çka nuk u vërejt materializim më i konsiderueshëm i rrezikut kreditor në profilin e amvisërive.
Sektori bankar me sukses e tejkaloi vitin e krizës, duke e ruajtur stabilitetin e tij. Ndryshimet më të rëndësishme në gjysmën e parë të vitit 2016 u regjistruan vetëm tek treguesit për likuiditet, edhe pse ata u ruajtën në nivel të kënaqshëm dhe në tremujorin e tretë u kthyen në nivelin e zakonshëm. Depozitat në total në sektorin bankar u rritën për 5,4%, ndërsa rritja kreditore, me heqjen e efektit nga masa e rregullt për shlyerje të plotë të kredive me probleme të cilat janë plotësisht të mbuluara me zhvlerësim, u ruajtën në nivel solid edhe në fund të vitit kapnin shumën 6%. Treguesit për aftësinë paguese dhe kapitalizimin e sektorit bankar vazhdojnë të jenë të lartë, edhe përpos zvogëlimit që kryesisht ishte si rezultat i rritjes më të shpejtë të aktiveve të ponderuara me riskun e kredisë. Segmentet tjera të sistemit financiar, përkatësisht fondet pensionale, kompanitë e sigurimeve, fondet investuese dhe tregjet financiare, plotësisht e ruajtën stabilitetin financiar.
Banka Popullore me kujdes do të përcjelli gjendjen dhe të vlerësojë strukturën rregullatore dhe nëse ka nevojë do të sjelli masa të reja dhe do të implementojë aktivitete të reja nëse parametrat për stabilitet financiarë kërkojnë të njëjtën.
Këshilli i Bankës Popullore në bazë të orarit dhe dinamikës së paraparë të aktiviteteve miratoi edhe Vendimin për emetim dhe Vendim për lëshim në qarkullim të monedhës për qëllime koleksionuese "Shën Serafim Sarovski Çudibërësi". Monedha është me vlerë denominuese prej 2000 denarëve dhe në një sasi prej 50 copave.
Këshilli shqyrtoi edhe çështje tjera brenda juridiksionit të tij.