Prej muajit qershor të vitit 2017, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë do të fillojë të publikojë pasqyra të reja të hollësishme për gjendjen e investimeve të rezidentëve në letra të huaja me vlerë
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi punon për përmirësimin e të dhënave të disponueshme statistikore të harmonizuara me standardet ndërkombëtare statistikore të cilat janë të rëndësishme për qëllimet e brendshme analitike, si dhe për opinionin gjerë. Në bazë të kërkesave më të reja statistikore brenda kornizave globale për publikim të të dhënave më të hollësishme për investimet e rezidentëve në letra të huaja me vlerë, duke filluar më 27 qershor të vitit 2017, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë do të fillojë me publikimin e pasqyrave të reja në lidhje me gjendjen e investimeve të rezidentëve në letra të huaja me vlerë.
Në pasqyrat e reja, të dhënat për investime në letra të huaja me vlerë, fillimisht janë të ndara në investime në kapital (që përfshijnë: letra me vlerë të kapitalit dhe aksione në fonde investuese) dhe letra me vlerë të borxhit (afatgjata dhe afatshkurtra ndarazi), pastaj më hollësisht të ndara në bazë të vendit të emetuesit të letrës së huaj me vlerë, sektorit institucional të investitorit të vendit, si dhe në bazë të valutës në të cilën është emetuar letra e huaj me vlerë. Këto të dhëna janë të shfaqura vetëm në nivel agregat, brenda raportit për pozicionin e investimeve ndërkombëtare, në artikullin „Investime portfolio, mjete“.
Me këtë bëhet edhe një hap tjetër drejt përmirësimit të të dhënave dhe informatave të disponueshme për publikun në pajtueshmëri me përcaktimin strategjik të BPRM-së për përmirësim të vazhdueshëm të komunikimit me përdoruesit e të dhënave statistikore. Këto të dhëna, në pajtueshmëri me kalendarin e publikimit të të dhënave, në të ardhmen do të publikohen në bazë të rregullt gjysmë-vjetore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}