Trupi Koordinues i Institucioneve Rregullatore për Edukim Financiar në Maqedoni shënon Javën Globale të Parasë
Trupi Koordinues i Institucioneve Rregullatore për Edukim Financiar në Maqedoni i përbërë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, MAPAS dhe Komisioni për Letra me Vlerë, në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim të Arsimit dhe Lidhjen e Organizatave Mikrofinanciare, shënojnë Javën Globale të Parasë (12 mars - 18 mars). Festimi do të vazhdojë gjatë tërë muajit mars.
Gjatë Javës Globale të Parasë do të organizohen vizita nga më shumë shkolla fillore dhe të mesme nga Shkupi dhe qytetet tjera, si dhe nga mjediset rurale në hapësirat e pesë rregullatorëve (Banka Popullore, Ministria e Financave, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve, MAPAS dhe Komisioni për Letra me Vlerë).
Aktivitete të këtij lloji organizohen gjashtë vite me radhë dhe ka për qëllim ngritjen e nivelit të edukimit financiar te të rinjtë e Republikës së Maqedonisë. Gjatë vizitave mbahen ligjërata edukative në tema nga fushat e institucioneve që i mbulojnë ose nga fushat e parave, kursimit, tregtisë, sektorit bankar, investimit, sigurimit, sektori pensional edhe tema tjera të lidhura me funksionimin e sistemit financiar.
Java Globale e Parasë, organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Edukim Financiar të Fëmijëve dhe të Rinjve, mbahet në nivel botëror që nga vitit 2012, në kuadër të së cilës, deri më tani janë mbajtur mbi 73.000 aktivitete në të cilat janë përfshirë mbi 8 milionë fëmijë dhe të rinj në më shumë se 137 vende dhe më shumë se 24.000 organizata dhe institucione. Kjo iniciativë globale i ndërgjegjëson të rinjtë përmes mësimit për atë se si funksionojnë paratë, përshirë këtu kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë për sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve të ndryshme që i kryejnë institucionet shtetërore. Qëllimi i Organizatës Ndërkombëtare për Edukim Financiar të Fëmijëve dhe të Rinjve është të nxisë të rinjtë të investojnë në ardhmërinë e tyre, duke theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm financiar, gjë që do t’u ndihmojë të bëhen të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre financiare, do e lehtësojë qasjen në shërbimet financiare dhe do zhvillojë aftësitë e tyre financiare. Tema e e sivjetme e Javës Globale të Parasë është “Paratë janë të rëndësishme”, me qëllim që të rinjtë të mësojnë që me mençuri ti menaxhojnë paratë të cilat i posedojnë dhe të kursejnë për ardhmërinë e tyre.
Më shumë informata për Javën Globale të Parasë në lidhjen: http://globalmoneyweek.org/
Kabineti i Guvernatorit