Përfundoi pjesa punuese e Konferencës së shtatë vjetore hulumtuese të Bankës Popullore
Sot, në Ohër me sukses përfundoi pjesa punuese e Konferencës së shtatë vjetore hulumtuese e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë e titulluar: “Gati një dekadë pas krizës: Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”. Gjatë ditë së parë punuese, dje, gjatë Konferencës u prezantuan materiale hulumtuese të përfaqësuesve të bankave qendrore të Polonisë, Çekisë, Indonezisë dhe Austrisë, përfaqësuesve të Bankës Qendrore Evropiane, si dhe të përfaqësuesve të institucioneve të shquara akademike nga Italia, Suedia dhe nga Maqedonia. Diskutim mbi temat e materialeve hulumtuese zhvilluan edhe përfaqësuesit e Shkollës Londineze për Ekonomi, Bankës Qendrore Evropiane, Universitetit të Orleans, Francës dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. Gjatë ditës së sotme punuese u shqyrtuan më shumë pyetje të ndryshme dhe të rëndësishme nga fusha e veprimtarisë bankare, ndër të cilat: konvergjenca reale e vendeve në rajon, integrimi financiar dhe nxitësit e investimeve të huaja direkte, ndikimi i normalizimit të politikës monetare në vendet e zhvilluara mbi vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, rezistenca ndaj krizave, rreziqet bankare, kërkesat kapitale për bankat dhe qasja në financat e vendeve të rajonit. Pjesëmarrësit në Konferencë zhvilluan diskutim frytdhënës me të cilin duan të japin kontribut me dhënien e përgjigjeve në lidhje me çështjet e mbuluara ekonomike dhe këmbim të eksperiencave të cilat para së gjithash do t’u mundësojnë bankave qendrore që më mirë të ballafaqohen me sfidat e ardhshme.
Sot, Guvernatorit të Bankës Qendrore të Belgjikës do të mbajë një leksion hyrës në temën kryesore të Konferencës. Folës në panel-diskutimin e parë ishin guvernatorët e bankave qendrore nga Maqedonia, Belgjika, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova. Tema e panel-diskutimit të guvernatorëve ishte cikli i ri global dhe normalizimi i politikës monetare. Në panel-diskutimin e dytë morën pjesë: Përfaqësuesi Rezident Rajonal i FMN-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Drejtori i Institutit të Përbashkët të Vjenës (JVI) dhe Viceguvernatori i Bankës së Sllovenisë. Tema në panel-diskutimin e dytë ishte flukset kapitale - perspektivat dhe rreziqet e rajonit.
Përveç pjesëmarrësve të përmendur, në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të më shumë bankave qendrore të rajonit, BE-së dhe më gjerë, si dhe të universiteteve të shquara botërore dhe organizatave ndërkombëtare. Bankat komerciale të Republikës së Maqedonisë dhe institucionet tjera financiare, si dhe institucionet shtetërore gjithashtu ishin prezent me përfaqësuesit e tyre.
Gjatë Konferencës u dorëzua Çmimi Vjetor për Punim më të Mirë të Hulumtuesve të Rinj nga fusha e makroekonomisë dhe veprimtarisë bankare, të cilën Banka Popullore, tradicionalisht e ndan që nga viti 2007 e këndej. Sivjet, i’u dorëzua çmimi i dytë hulumtuesit të ri Kiril Simeonovski, për punimin “Rritja ekonomike në kushte të administrimit optimal me borxhin publik në Maqedoni”.
Kjo konferencë tradicionalisht mbahet për të shënuar pavarësinë monetare të Republikës së Maqedonisë.
Kabineti i Guvernatorit
| |
Галерија на фотографии од Седмата годишна истражувачка конференција 13.4.2018 |