Banka Popullore e Repubikës së Maqedonisë emetoi dhe lëshoi në qarkullim monedhë të re për koleksionim
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë njofton publikun se emetoi dhe lëshoi në qarkullim monedhën për koleksionim “Binjakët” nga seria e “Shenjave të Horoskopit” (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 4618).
Monedha “Binjakët” nga seria “Shenjat e Horoskopit” ka karakteristikat e mëposhtme:
- në anën e përparme, në pjesën qendrore të monedhës janë paraqitur katër atlase të cilët e mbajnë qiellin edhe rreth me simbolet e të gjithë shenjave të horoskopit. Brenda qelqit të shtuar prej kobalti është shfaqur një fotografi e qiellit verior me Yllin Polar në qendër, e rrethuar me Yjësinë e Binjakëve. Në pjesën e poshtme është paraqitur një vizatim i Sistemit Diellor. Në prapavijë është paraqitur një pjesë e hartës së qiellit. Në pjesën e poshtme të anës së përparme është paraqitur stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i emetimit të monedhës - “2018”. Gjithashtu, janë paraqitur edhe mbishkrimet: „Република Македонија“ (Republika e Maqedonisë) dhe „100 денари“ (100 denarë).
- në anën e prapme, në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur fotografia e binjakëve nga atlasi yjor “Firmamentum Sobiescianum”, i krijuar nga Johanes Hevelij në fund të shekullit të 17-të. Fotografia e shenjës së horoskopit binjakët dhe yjësia e saj të paraqitura në monedhë gjithashtu paraqitet edhe në qelqin e shtuar prej kobalti. Në pjesën e sipërme të monedhës është paraqitur simboli i shenjës së horoskopit të binjakëve. Në pjesën e poshtme është paraqitur një fotografi ari e binjakëve, në prapavijë një vizatim në të cilin është paraqitur Sistemi Diellor. Në anën e djathtë është paraqitur emri latin i shenjës së horoskopit - GEMINI, ndërsa në anën e majtë është paraqitur shenja Ag925.
Monedha është e përpunuar nga argjendi Ag925, me peshë të argjendit prej 23,30 g, pastërti të argjendit prej 19,43 g, në formë katrore me dimensione 37 х 37 mm, të lëmuar me arë dhe qelq të shtuar prej kobalti me dimensione 18,4 х 6,1 mm.
Çmimi i monedhës për koleksionim “Binjakët” është 2.800,00 denarë.
Monedhat për koleksionim të emetuara nga Banka Popullore janë mjet ligjor për pagesë në Republikën e Maqedonisë.
Informata shtesë për monedhat koleksionuese janë të botuara në internet faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë www.nbrm.mk në pjesën Monedha për koleksionim.
Kabineti i Guvernatorit
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}