Publikohen rezultatet nga sondazhi i OECD-INFE mbi matjen e nivelit të kulturës financiare të popullatës së rritur në Evropën Juglindore
Në kuadër të Projektit rajonal për ndihmë financiare për edukim financiar (2018-2022) nga ana e INFE-OECD në pajtim me Programi e Konstituencës dhe Ministrisë së Financave të Holandës, në gjysmën e dytë të vitit 2019 në shtatë vende nga rajoni, përfshirë edhe vendin tonë, u zbatua një sondazh mbi nivelin e kulturës financiare të popullatës së rritur. Rezultatet nga matja janë inkorporuar në Raportin „Kultura financiare e popullatës së rritur në Evropën Juglindore“. Matja tregoi se popullata e rritur nga Evropa Juglindore arriti rreth 57% nga maksimumi i mundur, që është nivel më i ulët nga rezultate e arritura në vendet e BE-së dhe OECD-së të fituara përmes metodologjisë së njëjtë të studimeve, gjegjësisht 64% dhe 65%. Në bazë të rezultateve nga matja do të jepen propozim-aktivitete, politika dhe masa për përmirësimin e edukimit financiar dhe politikën për mbrojtje të përdoruesve të shërbimeve financiare në periudhën e ardhshme.
Është e rëndësishme të theksohet që ky botim i përfshin rezultatet e matjes së dytë të nivelit të kulturës financiare të popullatës së rritur në Maqedoninë e Veriut. Matja e parë u zhvillua në tremujorin e parët të vitit 2018. Rezultatet e fituar nga të dyja matjet janë të krahasueshme, duke pasur parasysh faktin që në të dy sondazhe është përdorur metodologjia e njëjtë. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një periudhë relativisht të shkurtër, gjatë së cilës u zhvilluan të dy matjet, rezultati i përgjithshëm është i njëjtë. Përkatësisht, popullata në Maqedoninë e Veriut, që në të dy vitet 2018 dhe 2019 arriti 56% nga maksimumi, ose tregues të përgjithshëm prej 11,8 (prej të cilit 3,9 për njohuri financiare, 5,1 për sjellje financiare dhe 2,8 për pikëpamje financiare). Krahasuar me strukturën e treguesit në vitin 2018, ka zhvendosje të vogla (në 2018 në njohuri financiare 4, për sjellje financiare 5 dhe nivel të njëjtë prej 2,8 për pikëpamje financiare). Rezultatet e sondazhit të parë, si dhe të dytë tregojnë se nevojitet informim dhe edukim më i lartë i popullatës për përdorimin e shërbimeve dhe produkteve të ndryshme moderne bankare.
Projekti pesëvjeçarë parasheh matjen dhe vlerësimin e nivelit aktual të kulturës financiere të popullatës dhe identifikimin e prioriteteve dhe grupeve të synuara në vendet që janë pjesë e projektit: Bullgaria, Gjeorgjia, Moldavia, Romania, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Mali i Zi; Krijim, implementim dhe vlerësim i Strategjisë nacionale për edukim financiar; dhe Zhvillim dhe zbatim i aktiviteteve të ndryshme për promovimin e kulturës financiare. Në vendin tonë, aktualisht po punohet në përgatitjen e Strategjisë nacionale për edukim financiar dhe përfshirje financiare.
Raport „Kultura financiare e popullatës së rritur në Evropën Juglindore“