Guvernatori Bogov kryesoi mbledhjen vjetore të Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale Ndërkombëtare CEF
Guvernatori Bogov kryesoi mbledhjen vjetore të Bordit Drejtues të Organizatës Rajonale Ndërkombëtare CEF.
Shkup, 9 maj viti 2018 - Takim me përfaqësues të lartë të ministrive për financa dhe bankave qendrore të gjashtë vendeve nga Evropa Juglindore në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë për mbledhjen vjetore të Bordit Drejtues të Qendrës për Ekselencë në Financë (CEF). CEF është organizatë ndërkombëtare me seli në Lubjanë, Slloveni, misioni i së cilës është të përkrahi zhvillimin e kapaciteteve të punonjësve financiarë në Evropën Juglindore përmes mësimit. Guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov, ishte kryetar i Bordit Drejtues të CEF-it gjatë vitit të kaluar.
CEF është institucion udhëheqës për mësim në Evropën Juglindore (EJL) që ofron program me kualitet të lartë dhe adekuat të mësimit për punonjësit financiar qeveritar. Në bazë vjetore, CEF zhvillon rreth 60 ngjarje për mësim nga fusha për menaxhim me financat publike, politikën tatimore dhe administratën, veprimtarinë e bankave qendrore dhe lidership për menaxhim me reformat. Përveç kësaj, CEF zhvillon dy programe për certifikim në vend për auditor brendshëm publik dhe kontabilistë në Malin e Zi dhe kontabilistë publik në Serbi. Në këto ngjarje marrin pjesë më shumë se 1.200 punonjës publik të ministrive për financa, bankave qendrore dhe institucioneve tjera publike në EJL.
Anëtarë të Bordit Drejtues të CEF janë ministrat e financave dhe guvernatorët të bankave qendrore të vendeve anëtare të CEF: Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Romania dhe Sllovenia. Këto janë vendet të cilat e ratifikuan ose u bashkuan në Marrëveshjen për themelimin e CEF si një organizatë ndërkombëtare, përderisa CEF plotësisht është në shërbim të institucioneve të 12 shteteve të Evropës Juglindore.
Bordi Drejtues është trup vendimmarrës i CEF i cili merr vendime për programin dhe strategjinë e CEF. Në mbledhje, Bordi Drejtues e verifikoi raportin vjetor të CEF për vitin 2017 dhe diskutoi tema të lidhura me menaxhimin dhe programin. Z. Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, ia dorëzoi presidencën e radhës së Bordit Drejtues, Z. Vlladimir Munteanu-ut, Zëvendës-Guvernatori i Parë i Bankës Popullore të Moldavisë.
