Shkup, 31 maj 2020
Në edicionin më të ri javor të magazinës prestigjioze „Global kapital“ është botuar një opinion i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, për sfidat e krizës së koronës mbi ekonominë maqedonase.
Angelovska-Bezhoska fillimisht u referohet karakteristikave të ekonomisë sonë, me ç’rast, ndër të tjera përmend përmirësimin e pozicionit të saj të jashtëm në dekadën e fundit dhe rritjen e potencialit valutor, gjë që mundëson që aktualisht të zbatohet një politikë e relaksuar monetare me qëllim zbutjen e efekteve nga kriza me të cilën përballemi. Si një proces me rëndësi të veçantë e veçon procesin e integrimit në zinxhirët global të prodhimtarisë që ndihmoi në përmirësimin e bazës eksportuese, intensifikim të investimeve të huaja direkte në sektorin e të mirave të këmbyeshme dhe zvogëlimin gradual të deficitit tregtar.
Në të njëjtën kohë, guvernatorja thekson rëndësinë e forcimit të vazhdueshëm të stabilitetit të sistemit bankar përmes forcimit të kornizës rregullatore dhe mbikëqyrëse, gjë që është me rëndësi të veçantë për reagimin e duhur ndaj goditjes aktuale. Në këtë kontekst, siç thekson guvernatorja, Banka Popullore mundësoi fleksibilitet më të lartë rregullues për një mbështetje më të madhe kreditore për të gjithë ata që kanë aftësi për kredi, dhe që janë goditur nga kriza e koronës.
Në fund të artikullit në „Global kapital“, Angelovska-Bezhoska thekson se mësimi i qartë nga kriza e koronës është se në një kohë kur jemi të përqendruar në "shuarjen e zjarrit", nuk duhet të harrojmë pengesat strukturore që duhen hequr në mënyrë që të rritet potenciali afatgjatë i ekonomisë, të zvogëlohet ndjeshmëria dhe rrjedhimisht të rritet hapësira e politikave për të trajtuar më mirë tronditjet në të ardhmen.
„Global kapital“ është një nga burimet më referenciale për informacione për tregjet globale të kapitalit. Opinioni i guvernatores së Bankës Popullore është publikuar në kuadër të serisë së teksteve të politikëbërësve, i përqendruar në sfidat aktuale nga kriza e koronës.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}