Shkup, 31 tetor 2025
Në konkursin e shpallur për nxënësit e shkollës fillore me temë: “Të kursejmë për dëshirat tona, të kursejmë për ardhmërinë tonë” u paraqitën gjithsej 565 punime të nxënësve, nga të cilat 94 ishin vepra letrare - poezi, 104 ishin vepra letrare - tregime të shkurtra dhe 367 ishin vepra artistike - vizatime.
Në konkursin e shpallur për nxënësit e shkollës së mesme me temë: “Kursimi, paratë dhe shërbimet financiare në epokën digjitale moderne”, brenda afatit të përcaktuar, mbëritën 53 ese.
Në Konkurs u paraqitën një numër i madh punimesh që dallohen për cilësi solide, kreativitet dhe stil autentik të shprehjes, si dhe njohuri mbi temën e kursimeve, rëndësinë e njohurive financiare dhe njohuritë mbi avantazhet, por edhe rreziqet e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare në epokën moderne digjitale.
Në lidhje me konkursin e lartpërmendur, shpallim listën e nxënësve të shpërblyer, sipas kategorive individuale.
Me këtë rast, i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe i përgëzojmë fituesit!
Në kategorinë e veprave artistike të nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën:
- Aleksandar Gogovski, klasa V, ShFK "Sllavejko Arsov" – Shtip;
- Irinej Kirillin, klasa III, ShFK "Nikola Karev" – Koçan;
- Ajan Neziri, klasa V, ShFK "Imri Elezi" – Shkup.
Në kategorinë e veprave artistike të nxënësve nga klasa e 6-të deri në të 9-tën:
- Tifani Mihajllovska, klasa IX, ShFK "Vasil Glavinov" – Veles;
- Mia Najdovska, klasa IX, ShFK "Risto Krle" – Shkup;
- Ilina Ristovski, klasa VII, ShFK "Vera Jociq" – Shkup.
Në kategorinë e veprave letrare - poezi të nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën:
- Iva Ristovska, klasa III, ShFK “Goce Dellçev” – Shkup;
- Mihaill Gigovski, klasa IV, ShFK “Grigor Përliçev” – Shkup;
- Vedran Veselinovski, klasa V, ShFK “Nevena Georgieva-Dunja” – Shkup.
Në kategorinë e veprave letrare - tregime të nxënësve nga klasa e 6-të deri në të 9-tën:
- Usein Zeqiri, klasa IX, ShFK "Dimo Haxhi Dimov" – Shkup;
- Lluka Veljanovski, klasa VI, ShFK "Kiril Pejçinoviq" – Shkup;
- Rita Sulejmani, klasa VI, ShFK "Goce Dellçev" – Tetovë.
Në kategorinë e veprave letrare - ese të nxënësve nga shkollat e mesme:
- Marija Divjakoska, viti II-1, ShMEDQS “Vasil Antevski-Dren” – Shkup;
- Filip Bilbiloski, ShMK "Gostivar" – Gostivar;
- Andrea Petreska, viti II, ShMK "Orde Çopela" – Prilep.