Shkup, 30 qershor 2021
Banka Popullore shpall konkurs për Çmimin e Vitit për Hulumtues të Rinj për punimin më të mirë në fushën e makroekonomisë dhe veprimtarinë bankare për vitin 2022. Çmimi ndahet me qëllim stimulimin dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe përpunimit të punimeve nga sfera e makroekonomisë dhe bankat dhe sistemet bankare, si dhe afirmimit të kuadrove të reja dhe profesionale.
Kush mund të marri pjesë?
Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e vendit tonë deri në moshën 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs.
Çka duhet të përmbajë punimi me të cilin konkurrohet?
Punimi duhet patjetër të përmbajë edhe qasje ndaj ekonomisë maqedonase në temën përkatëse. Punimi nuk duhet të kalojë 80.000 karaktere me vendet e zbrazëta (pa fusnotat, shtojcat, grafikonet, tabelat, abstraktin, bibliografinë, anekset) dhe rekomandohet të ketë strukturë standarde të hulumtimit shkencor, i cili përmban pjesët themelore në vijim:
- abstrakt, si dhe përcaktimtë sferës së hulumtimit sipas klasifikimit standard (Journal of Economic Literature - JEL);
- qasje ndaj literaturës së konsultuar nga sfera e cila hulumtohet;
- përshkrim të metodave të hulumtimit që shfrytëzohen në punim;
- analiza;
- pikëpamje përfundimtare dhe
- bibliografi.
A mund të konkurrohet me një punim i cili tashmë është publikuar?
Në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë autorët kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punim i cili tashmë është publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021. Gjatë parashtrimit të punimit, autori duhet të theksojë kur dhe ku është publikuar punimi.
Ku dhe si parashtrohen punimet?
Punimet parashtrohen deri në Bankën Popullore me shenjë “Për Çmimin e Vitit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në mënyrë elektronike, në word format, në e-mail adresën: [email protected]. Krahas punimit, autori duhet të parashtrojë edhe të dhëna biografike. Punimet e parashtruara do të kenë trajtim të materialeve me karakter të besueshëm.
Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim. Punimet parashtrohen në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze.
Kush e zgjedh punimin më të mirë?
Zgjedhjen e punimit më të mirë e bën Këshilli për vlerësim, i cili përbëhet nga tre persona, nga të cilët së paku njëri është person që nuk është i punësuar në Bankën Popullore.
Guvernatori i Bankës Popullore emëron kryetarin dhe anëtarët e Këshillit për Vlerësim, me vendim i cili do të publikohet në internet faqen e Bankës Popullore. Këshilli për vlerësim do të kryejë zgjedhjen e punimit më të mirë në mënyrë anonime, duke mos poseduar informacione për emrat e autorëve dhe biografitë e tyre.
Me cilat kritere do të vlerësohen punimet?
- Rëndësisë së fushës hulumtuese për rastin maqedonas;
- Përshtatje e qasjes së literaturës nga fusha e analizuar;
- Qartësi në definimin e problemit dhe qëllimet e hulumtimit;
- Përshtatje e përshkrimit të kontekstit dhe informacioneve (përshtatje e analizës së tendencave në fushën e analizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut);
- Përshtatje e qasjes së shfrytëzuar statistiko-ekonometrike;
- Konsistencë dhe logjikë të tezave në punim;
- Konkluzione dhe rekomandime dhe përshtatja e tyre.
Kur është afati i fundit i parashtrimit të punimeve?
Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 1 shkurt i vitit 2022.
Prej çka përbëhet Çmimi i Vitit?
Çmimi është në formë monetare, për çmimin e parë është 100.000 denarë, ndërsa çmimi i dytë është 50.000 denarë.
Ku shpallet konkursi?
Konkursi është shpallur në internet faqen e Bankës Popullore.