Shkup, 29 qershor 2021
Lidhur me pozicionimin e ardhshëm të politikës monetare, do të vazhdojmë të monitorojmë situatën në mjedisin e jashtëm, veçanërisht në BE, si dhe kushtet e brendshme dhe ndikimi i tyre mbi rezervat valutore dhe inflacionin. Në kushte të një strategjie monetar të një kursi të qëndrueshëm të denarit, pikërisht inflacioni dhe niveli i rezervave valutore janë dy faktorët kryesorë prej të cilëve varet zbatimi i një politike të lehtësuar monetare. Nivel më i lartë i rezervave valutore dhe inflacion më i moderuar nënkuptojnë më shumë hapësirë për vazhdimin e zbatimit të një politike të moderuar monetare. Të dhënat e fundit tregojnë se rezervat valutore mbahen në nivel të lartë - ato tejkalojnë 4 miliardë euro, që është më shumë se dyfishi krahasuar me krizën ekonomike globale. Inflacioni është përshpejtuar mesatarisht nën ndikimin e faktorëve globalë, por gjithsesi këto nuk janë ndryshime të cilat i krijon kërkesa dhe aktualisht nuk priten presione afatgjata të inflacionit.
Kjo, ndër të tjera, u deklarua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare Shkencore-Profesionale me titull „Implikimet ekonomike dhe sociale të Kovid-19, sfidat dhe propozimet për tejkalim“, nikoqir i së cilës ishte Fakulteti Ekonomik i Universitetit „Goce Delçev“ në Shtip.
Gjithashtu, politikat dhe sinjalet e BQE-së kanë një rëndësi të madhe, nga aspekti i hapësirës për zbatimin e mëtejshëm të një politiket stimuluese monetare në vendin tonë. Në takimin e fundit në qershor, BQE-ja vendosi të vazhdojë zbatimin e politikës së lehtësuar monetare, ruajti normën e interesit në zonë negative dhe vendosi të vazhdojë me injektimin e likuiditetin në sistem, edhe atë më intensivisht në gjysmën e dytë të vitit, mes pritjeve për përshpejtimin e inflacionit për këtë vit, por edhe uljeve në vitin e ardhshëm. - vuri në dukje guvernatorja Angelovska-Bezhoska.
Në fjalën e saj, ajo iu referua reagimit të deritanishëm të bankave qendrore që nga fillimi i Kovid krizës këtej, me ç'rast theksoi se në kushtet specifike në fillim të krizës, bankat qendrore nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të reagonin fuqishëm për të stabilizuar lëvizjet në tregjet financiare. Ajo veçmas iu referua reagimit të bankës tonë qendrore duke prezantuar masat përmes të cilave është reaguar dhe efektet e arritura nga reagimi i Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}