Shkup, 29 mars 2021
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Anita Angelovska-Bezhoska, adresoi Konferencën e nivelit të lartë të bankës qendrore të Belgjikës, në të cilën fjalën e tyre e mbajtën edhe Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didje Rejnders, përfaqësuesi i FMN-së, Vauter Bosu dhe guvernatorët e bankave qendrore të Kroacisë dhe Moldavisë. Në konferencë u diskutuan tema lidhur me zbatimin e ligjit, me vëmendje të veçantë në ligjin për veprimtarinë e bankave qendrore, në Bashkimin Evropian dhe në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkim.
Në fjalën e saj, Angelovska-Bezhoska theksoi se në pajtim me vlerësimet e rregullta nga na e Komisionit Evropian, korniza ligjore lidhur me pozicionimin dhe funksionet e Bankës Qendrore është vlerësuar pozitivisht dhe kjo kornizë mundëson pavarësi në funksionimin e bankës qendrore, që është një parakusht thelbësor për kredibilitetin e funksionimit dhe arritjes së qëllimit kryesor ligjor, ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
„Rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore u theksua më tej në periudhën pas krizës ekonomike globale, kur përveç mandatit tradicional - stabiliteti i çmimeve, bankat qendrore morën më shumë kompetenca të reja dhe filluan të përdorin më shumë instrumente të reja që kanë efekte më të forta të rishpërndarjes në ekonomi. Në rrethana të tilla, është gjithashtu e nevojshme të forcohet vazhdimisht transparenca dhe llogaridhënia në punën e tyre“ - tha guvernatorja.
Duke folur në kontekstin më të gjerë të zbatimit të ligjit në ekonominë e brendshme, Angelovska-Bezhoska theksoi se faktorët institucionalë, përfshirë dhe sistemi ligjor janë përcaktues të rëndësishëm për investimet e huaja, të cilat janë një nxitës i veçantë i rritjes së ekonomive të vogla dhe të hapura, siç është ekonomia maqedonase.
Me pjesëmarrjen e guvernatores Angelovska-Bezhoska në këtë ngjarje të organizuar nga banka qendrore belge vërtetohen angazhimet e Bankës Popullore për përcjellje të vazhdueshme të tendencave në komunitetin e bankingut qendror, futjen në kohë të standardeve ndërkombëtare dhe kontribut drejt proceset të eurointegrimit si një angazhim për krijimin e kushteve për një standard më të mirë të jetesës dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}