Shkup, 29 janar 2021
Banka Ndërkombëtare e Shlyerjeve (BIS) organizoi takimin e rregullt të guvernatorëve të bankave qendrore, në të cilin guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë aktive. Temë e takimit të janarit ishin të dhënat nga anketa e zbatuar nga ana e BIS-it lidhur me tendencat më të reja në procesin e administrimit të rezervave valutore. Rezultatet e anketës tregojnë se bankat qendrore ende preferojnë të investojnë rezervat valutore në instrumente financiare si letra qeveritare me vlerë në vendet me vlerësim të lartë kreditor sepse këto instrument financiare kanë nivel të ulët të rrezikut dhe janë shumë likuid. Gjithashtu, bankat qendrore fillojnë gjithnjë e më tepër të investojnë mjete edhe në instrumente financiare të cilat përdoren për financimin e projekteve për të ndihmuar në krijimin e një ekonomie „të gjelbër“ dhe të qëndrueshme. Këto aktivitete janë pjesë e drejtimeve strategjike më gjithëpërfshirëse të bankave qendrore si institucione me përgjegjësi shoqërore. Në këtë kontekst janë ndryshimet e fundit që banka e jonë qendrore bëri në dhjetor në kuadër të Planit Strategjik, me ç’rast në periudhën e ardhshme parashihen aktivitete kërkimore për përcaktimin e efekteve nga ndryshimet klimatike dhe kostot ekonomike që ato shkaktojnë mbi ekonominë dhe sistemin financiar.
Me pjesëmarrjen e guvernatores Angelovska-Bezhoska në këtë ngjarje të organizuar nga BIS-i vërtetohen angazhimet e Bankës Popullore për përcjellje të vazhdueshme të tendencave në komunitetin e bankingut qendror, implementimin në kohë të standardeve ndërkombëtare dhe kontribut në krijimin e një ekonomie „të gjelbër“ dhe të qëndrueshme, që në fund të fundit do të sigurojë standard më të lartë të jetesës dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ndryshe, përveç aktiviteteve të bankave qendrore në fushën e administrimit të rezervave valutore, u diskutuan edhe vëzhgimet e paraqitura në raportin vjetore të Komitetit për statistikë të bankave qendrore „Irving Fisher“ për leksionet nga periudha e Kovid krizës mbi statistikën. Leksioni i parë i referohet nevojës së konsiderueshme për të dhëna statistikore me cilësi të lartë të cilat duhet të jenë më gjithëpërfshirëse, granulare, fleksibël dhe të integruara. Leksioni i dytë është se pavarësisht progresit të dukshëm në statistikë pas Krizës së Madhe Financiare, ka ende disa boshllëqe sa i përket bazave të të dhënave që ene nuk janë adresuar, dhe këto boshllëqe u theksuan nga lëvizjet e tregut në mars të vitit të kaluar. Leksioni i tretë i theksuar nga kriza e pandemisë, siç u theksua në takim është nevoja e shprehur për thellimin e të dhënave statistikore në dispozicion, më shumë se shtrirja standarde, veçanërisht në kohë krize.
Pjesëmarrësit në takimin e guvernatorëve të BIS ishin të bindur se disponueshmëria e të treguesve në kohë, të shpeshtë dhe mirë të dokumentuar u tregua e nevojshme për marrjen e vendimeve të përshtatshme ekonomike në kushte krize. Duke njohur rëndësinë e të dhënave të qëndrueshme statistikore, Banka Popullore në periudhën e kaluar disa vjeçare, ka punuar intensivisht për të përmirësuar fushën e të dhënave statistikore, duke e harmonizuar atë me standardet më të larta ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Banka Popullore po ndërmerr aktivitete për sqarimin e të dhënave statistikore dhe kuptimin më të lehtë të tyre nga publiku i gjerë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}