Shkup, 28 nëntor 2025
Anëtarësimi i vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA përfaqëson hap historik drejt një infrastrukture pagesash moderne, të sigurt dhe të integruar eуropiane. Ky transformim tashmë po sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe kompanitë, përkatësisht transaksione më të shpejta, më të thjeshta dhe dukshëm më të lira në euro. Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sлlaveski, në një rubrikë për Buletinin e Аsociacionit Bankar Maqedonas, thekson se SEPA përfaqëson një "transformim themelor, jo vetëm një ndryshim teknik", i cili përmirëson drejtpërdrejt cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve të pagesave.
Që nga 7 tetori, nëntë banka në vend tashmë po kryejnë transferta kredie nëpërmjet SEPA-s, dhe deri në fund të vitit, dhjetë banka pritet të anëtarësohen plotësisht. Falë anëtarësimit në SEPA, tarifat e pagesave janë ulur disa herë. Kështu, për një transaksion prej 500 eurosh, qytetarët tani paguajnë rreth 4 euro, në vend të rreth 25, dhe bizneset tani paguajnë më pak se 10 euro për një transaksion prej 20.000 eurosh, që më parë kushtonte rreth 80 euro. Këto ndryshime përfaqësojnë kursime vjetore prej rreth 20 milionë eurosh në nivel ekonomie, dhe koha për ekzekutimin e pagesave është shkurtuar nga disa ditë në shpesh më pak se dy orë.
Pas anëtarësimit në SEPA, qëllimi tjetër strategjik është krijimi i pagesave të menjëhershme, pra transaksioneve që ekzekutohen brenda pak sekondash, 24 orë në ditë. Banka Popullore, së bashku me bankat qendrore të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, po punon për një sistem të përbashkët rajonal të pagesave të menjëhershme bazuar në platformën europiane TIPS të Bankës së Italisë. Qëllimi është të krijohet një zonë ndërvepruese pagesash midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, e cila do të mundësojë pagesa të thjeshta dhe të shpejta në denarë në vend, qarkullim më të mirë të fondeve për kompanitë, kosto më të ulëta për transaksionet ndërkufitare dhe mbërritje të menjëhershme të remitancave në euro.
Në periudhën e ardhshme, modernizimi i sistemit të pagesave do të synojë shfrytëzimin e plotë të infrastrukturës së re, digjitalizimin e pagesave, uljen e përdorimit të parave të gatshme dhe harmonizimin e mëtejshëm të rregulloreve me standardet europiane. Kjo siguron transparencë më të madhe, shërbime inovative, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje më të lartë për përdoruesit. "Modernizimi i pagesave është investim në konkurrueshmërinë e ekonomisë. Megjithatë, pas çdo teknologjie duhet të qëndrojë besimi, si në sistem ashtu edhe në institucione, si dhe në stabilitetin e monedhës", thekson guvernatori Sllaveski.
Reformat e sistemit të pagesave janë një investim në një standard më të mirë jetese për qytetarët, operacione më efikase për kompanitë dhe ekonomi më të fortë dhe të integruar në Europë. SEPA dhe pagesat e menjëhershme hapin derën për një të ardhme në të cilën çdo transferim është i shpejtë, i sigurt dhe i arritshëm, një të ardhme që po ndërtojmë për brezat e rinj dhe një zonë moderne europiane pagesash.