Shkup, 28 prill 2021
Në kuadër të Programit Rajonal për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të vendeve kandidate dhe vendeve të mundshme kandidate për anëtarësi në BE nga Ballkani Perëndimor, i cili është në zhvillim e sipër, filloi zbatimi i një mase dypalëshe në bashkëpunim me Bankën Popullore Kroate, e cila synon forcimin e mëtejshëm të funksionit të bankës tonë qendrore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe veçanërisht Eurointegrimet.
Qëllimi i kësaj mase konkrete dypalëshe do të jetë studimi i përvojave të Bankës Popullore Kroate në procesin e aderimit të saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ), si dhe bashkëpunimi me institucionet evropiane pas aderimit në BE, në bazë të së cilës do të përpunohet një udhërrëfyes për pjesën e mëtejshme të procesit të integrimit në BE. Përvoja e Bankës Popullore Kroate, si dhe përvojat e bankave tjera qendrore të cilat e kanë kaluar procesin eurointegrues, janë me rëndësi të madhe për funksionin e bankës tonë qendrore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve me BE-në, me qëllim të përmbushjes së duhur të rolit të Bankës Popullore në procesin e aderimit drejt BE-së dhe më vonë.
Programi i financuar nga BE-ja për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore nga Ballkani Perëndimor filloi të implementohet në vitin 2019, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Gjermanisë si koordinator i Programit, nëntëmbëdhjetë banka tjera qendrore nga Sistemi Evropian i Bankave Qendrore dhe Banka Qendrore Evropiane, dhe do të implementohet deri në fund të vitit. Për këtë Program Rajonal, Bashkimi Evropian ndau 2 milionë euro përmes Instrumentit të Ndihmës Para Aderimit (IPA II).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}