Shkup, 23 mars 2023
„Roli ndërkombëtar gjithnjë më i madh i euros, duke përfshirë kontributin e tij në integrimin më të madh tregtar dhe financiar, ndihet në Eurozonë dhe Bashkimin Evropian, por edhe jashtë kufijve të BE-së”, shkruan zëvendësguvernatori Fadil Bajrami në vështrimin e tij për rëndësinë e monedhës së vetme evropiane në revistën „Kronikë Diplomatike”.
Në tekst, zëvendësguvernatori jep pasqyrë të gjerë nga “lindja” e euros deri tek pritshmëritë për të ardhmen e saj. Ai i referohet edhe projektit të euros digjitale, i cili është strategjikisht i rëndësishëm për Eurozonën dhe ka potencial të forcojë sovranitetin financiar dhe monetar dhe të përmirësojë funksionimin e Eurozonës. Bajrami thekson se do të jetë mjet tërheqës pagese që do të mbështesë inovacionet në ekonominë digjitale, do t’i plotësojë paratë e gatshme, por nuk do të zëvendësojë atë.
„BE vazhdon të punojë për forcimin e rolit ndërkombëtar të euros dhe për përshtatjen e saj ndaj sfidave të reja, duke përfshirë digjitalizimin e shpejtë të ekonomisë dhe zhvillimin e monedhave virtuale. Kështu, në korrik të vitit 2021, Këshilli Drejtues i BQE-së konfirmoi fillimin e fazës dyvjeçare të kërkimit të projektit të euros digjitale, e cila synon të shqyrtojë mundësitë e lëshimit të euros digjitale dhe t'u përgjigjet pyetjeve kryesore: si do të dukej euro digjitale? për çfarë do të përdorej; dhe kur do të jetë në dispozicion. Në bazë të gjetjeve të kërkimit, pritet që në vitin 2023 do të sjellet vendim nëse projekti do të kalojë në fazën e zbatimit. Nëse do të sjellet përfundim i suksesshëm dhe miratohet zbatimi, do të sjellet vendim për lëshimin e euros digjitale që do të ishte në dispozicion të përdoruesve deri në fund të vitit 2025, ose në fillim të vitit 2026”, shkruan Bajrami.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}