Shkup, 28 janar 2023
Denari edhe më tej është stabil dhe në periudhën e ardhshme nuk priten presione mbi rezervat valutore. Është ruajtur sietem i shëndosh bankar, ndërsa kapitalizimi është adekuat dhe i qëndrueshëm, derisa kreditë me probleme edhe më tej janë në nivel të ulët. Kjo theksohet në Raportin e Agjencisë për rejting kreditor “Standard dhe Purs”, në të cilën konfirmohet rejtingu kreditor i vendit BB - me perspektivë të qëndrueshme.
Agjencia thekson tendencat e favorshme tek rezervat valutore, të cilat në fund të vitit 2022 arritën 3,9 miliardë euro. Sipas “Standard dhe Purs”, gjatë muajve të kaluar çmimet e energjensave u stabilizuan, kështu që nuk priten presione më të theksuara ndaj rezervave valutore gjatë vitit. Përveç kësaj, sipas pritjeve të tyre, rezervat edhe më tej do të rriten, gjatë ngushtimit të pritshëm të deficitit të llogarisë rrjedhësedhe të hyrave financiare përmes investimeve dhe rrjedhave të caktuara të borxhit. Kursi valutor edhe më tej është i qëndrueshëm dhe nuk priten ndryshime në kursin e denarit.
Nga “Standard dhe Purs”, në Raportin e rejtingut kreditor të vendit, theksojnë se ndryshe nga vendet tjera të rajonit, lidhjet e sektorit financiar të ekonomisë vendase me Rusinë janë të vogla, me çka nuk ka efekte direkte negative të bartura në sistemin bankar vendas nga kriza. Për sa i përket sektorit bankar, Agjencia evidenton qëndrueshmërinë e tij, në kushte kur kreditë me probleme edhe më tej janë të ulëta, në nivel prej 3,2%, ndërsa norma e kapitalizimit të sektorit bankar është adekuate dhe e qëndrueshme dhe shënon 17,7%.
Në kuadër të Raportit, theksohen masat e ndërmarra nga Banka Popullore lidhur me likuiditetin, ndryshimet në politikën e interesit dhe rezervës së detyruar, si dhe masat makroprudente. Në të njejtën kohë, theksohet roli i tyre në stabilizimin e inflacionit dhe pritjeve inflacioniste, mbështetje të procesit të denarizimit të ekonomisë, si dhe forcimin e mëtejshëm të rezistencës së sistemit bankar.