Shkup, 27 janar 2023
Stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, reduktimi i mëtejshëm në ndërprerjen e furnizimit, por edhe kushtet financiare ndërkombëtare të shtrënguara të cilat do ta reduktojnë kërkesën duhet të kontribuojnë në stabilizimin e normave të inflacionit këtë vit. Në intervistë për “Dojçe vele”, guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, tha se rënia e presionit nga çmimet e importit, veçanarisht të energjisë dhe ushqimit, do të jetë më e rëndësishme për inflacionin e vendit. Gjithashtu, masat të cilat i ndërmerr Banka Popullore duhet të kontribuojnë në stabilizimin e pritjeve inflacioniste, si faktor i rëndësishëm i cili ndikon mbi inflacionin dhe do të veprojnë edhe te një pjesë të indeksit të inflacionit, ai që është më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në kërkesën. Duke pasur parasysh projeksionet e institucioneve ndërkombëtare financiare të stabilizimit të çmimeve të produkteve primare në bursat botërore dhe pritjet e udhëheqjes së politikave të kujdesshme makroekonomike, projektohet ngadalësim i inflacionit me çka këtë vit të do arrij në nivelin 8-9%, ndërsa në afat të mesëm, inflacioni edhe më tej do të shënon rënie, duke arritur në nivelin prej 2,4% në vitin 2024-2025, thekson Angellovska-Bezhoska dhe shton se pritjet janë në pajtim me projeksionet e institucioneve ndërkombëtare për ulje të inflacionit global dhe vendas këtë vit.
Lidhur me masat të cilat i ndërmerr Banka Popullore, guvernatorja thekson se banka qëndrore që nga fundi i vitit 2021 ka filluar me marrjen e më shumë masave duke marrë parasysh presionet aktuale të çmimeve, por edhe presionet në tregun valutor, gjatë strategjisë monetare të ruajtjes së kursit stabil të denarit.
“Është e ditur se inflacioni ul të ardhurat reale të amvisërive, veçanarisht të atyre me të ardhura më të ulëta, rrit pasigurinë dhe në këtë mënyrë ndikon negativisht si në vendimet e konsumit ashtu edhe të investimeve, pra në kushtet e rritjes. Prandaj, bankat qëndrore në mbarë botën i përkushtohen ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, në afat të mesëm. Mënyra dhe intensiteti i reaksioneve të bankave qëndrore varen nga natyra e inflacionit, gjegjësisht nga kontributi i faktorëve individual të cilët ndikojnë në të, nga strategjia monetare dhe nga instrumentet që kanë në dispozicion”, thot Angellovska-Bezhoska.Rreziqet për këto projeksione, veçanarisht për sa i përket lëvizjeve të ardhshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimit edhe më tej janë ndjeshëm të shprehura, shkaku i pasigurisë lidhur me kohëzgjatjen e luftës në Ukrainë, si dhe efekteve të mundshme të pafavorshme nga pandemia e cila edhe më tej vazhdon, me çka pasiguria rreth projeksioneve të inflacionit mbetet e lartë, theksohet në intervistë.