Shkup, 26 dhjetor 2025
Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bankës Popullore u miratua Raporti për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e tretë të vitit 2025.
Në Raport u vlerësua se edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, sektori bankar funksionon qëndrueshëm dhe sigurt, me aftësi të lartë paguese, likuiditet të përmirësuar dhe me cilësi më të mirë të portofolit kreditor. Norma e përshtatshmërisë së kapitalit është e qëndrueshme dhe arrin 19,5%, ndërsa pozita e likuiditetit u forcua me të cilën mbulohet pjesë e konsiderueshme e detyrimeve afatshkurëtra dhe nga depozitat e amvisërive. Cilësia e portofolit kreditor u përmirësua ndjeshëm, ku norma e kredive me probleme u ul në nivelin më të ulët historik prej 2,3%. Rezultatet e stres testeve tregojnë rezistencë të lartë të sistemit bankar të goditjeve të mundshme.
Rritja e depozitava edhe më tej është e qëndrueshme, edhepse me ngadalësim të lehtë, ku kontribut të ndjeshëm kanë depozitat në denarë dhe depozitat afatgjatë. Rritja kreditore e sektoreve jofinanciare ngadalësoi në bazë tremujore, ndërsa norma vjetore e rritjes shënoi rritje të lehtë dhe arrin 14,9%.
Edhe në nëntë muajt e parë të vitit 2025, sektori bankar realizoi fitim nga operacionet e saj, edhepse me rënie të lehtë, treguesit e përfitueshmërisë edhe më tej janë në nivel solid.
Në një kohë kur rreziqet e jashtme dhe të brendshme ende ekzistojnë, pritet që qëndrimi aktual i politikës monetare dhe masat makroprudenciale të ndërmarra do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, stabilitetit të kursit të këmbimit dhe stabilitetit financiar. Banka Popullore do të vazhdojë të monitorojë nga afër rreziqet dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të arritur objektivat e saj ligjore.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan më shumë materiale të lidhura me operacionet e Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}