IFC-ja mbështet përpjekjet e Bankës Popullore në fushën e të ashtuquajturave financa të gjelbra
Shkup, 26 qershor 2021
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska pati një takim pune me Ari Naim, kreun rajonal për Evropën Qendrore dhe Juglindore të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) të Bankës Botërore, ku diskutuan situatën makroekonomike dhe gjendjen e sistemit financiar.
Në takim, guvernatorja theksoi se të dhënat e fundit për stabilitetin e sistemit bankar mbeten të favorshme, dhe se mbështetja kreditore për qytetarët dhe kompanitë vazhdon me një rritje të qëndrueshme prej rreth 6%. Ajo vuri në dukje se në pajtim me Planin e ri afatmesëm strategjik të Bankës Popullore në fushën e sistemit financiar do të vendoset më shumë fokus në mbështetjen e financimit të projekteve të gjelbra të cilat do të ndihmojnë në procesin e transformimit të ekonomisë. Në këtë drejtim, Banka Popullore kohëve të fundit zhvilloi një Anketë, për të vlerësuar shkallën në të cilën bankat financojnë projekte të gjelbra dhe për të shqyrtuar mundësitë për stimulime të mëtejshme.
Kreu rajonal i IFC-së, Naim, theksoi se është me rëndësi ruajtja e stabilitetit të sistemit bankar dhe se i mbështet përpjekjet e Bankës Popullore në fushën e financave të gjelbra. Ai theksoi se IFC mbetet e përkushtuar për financim të projekteve të cilat do të mbështesin rritjen e ekonomisë maqedonase, duke përfshirë projektet të gjelbra të cilat do të mundësojnë transformim gradual të ekonomisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}