Shkup, 26 maj 2021
Mbahen me sukses aktivitetet nga fusha e edukimit muzeor, me të cilat, gjatë javës së kaluar, Banka Popullore e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeve - 18 maj, për të vazhduar promovimin dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore numizmatike dhe historisë maqedonase monetare.
Gjatë javës së kaluar, Muzeu i Bankës Popullore mbajti 18 takime elektronike edukative interaktive me nxënës nga klasa e 3-të deri në klasën e 9-të nga 6 shkolla fillore të Komunës Qendër. Këto takime elektronike edukative u ndoqën rreth 1000 filloristë, gjë që tregon suksesin e aktiviteteve, duke pasur parasysh angazhimin për të prezantuar trashëgiminë kulturore numizmatike për sa më shumë nxënës.
Takimet elektronike ndërmjet kuratorëve, konservatorëve dhe nxënësve, të siguruara me mbështetjen e shkollave, përfshinë prezantime interesante dhe diskutime kurioze për çështje lidhur me historinë e parave, funksionet e tyre dhe tiparet e tyre në të kaluarën dhe sot dhe jo më pak të rëndësishme, për tema lidhur me ruajtjen profesionale dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore në një laboratori konservator. Gjatë prezantimeve, nxënësit patën mundësinë të njihen me pjesë nga ekspozita e përhershme muzeore e Bankës Popullore, e cila pas përfundimit të pandemisë do të rihapet për publikun.
Aktivitetet edukative të Muzeut të Bankës Popullore përfshinë edhe publikimin promovues të gjashtë video-shënimeve të emetimeve më ekskluzive dhe më të rëndësishme të parave të cilat janë prodhuar në territorin e shtetit modern maqedonas, duke filluar nga shekulli i 6 p.e.s., deri në periudhën osmane. Video-shënimet e përgatitura nga ana e kuratorëve të Muzeut, të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Banës Popullore dhe në faqet zyrtare në rrjetet shoqërore, mundësojnë një qasje për publikun e gjerë deri te pjesët më të rëndësishme dhe më ekskluzive të koleksionit numizmatik.
Në periudhën e mëtejshme, Muzeu i Bankës Popullore do të vazhdojë me një sërë aktivitetesh tjera në fushën e edukimit muzeor, të destinuara si për nxënës, ashtu edhe për popullatën e rritur, duke përmbushur kështu misionin e tij për promovimin dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore numizmatike dhe historisë monetare maqedonase.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}